Bishtat e cigareve shkaktojnë zjarr, por jo në shkallë aq të madhe siç është rasti me zjarrin në Dellçevë – Pehçevë. Në 90 për qind, faji për zjarrin bie mbi faktorin njeri, ndërsa përqindja tjetër është për shkak të fenomeneve të tjera siç janë kabllot e energjisë elektrike, etj, thotë shefi i zjarrfikësve në Shkup Vlladimir Simonovski. Qytetarët në këto ditë të nxehta nuk duhet të mendojnë fare për ndezjen e zjarreve në natyrë dhe t’i respektojnë ndalesat e lëvizjes në pyje sepse vetëm atëherë zjarret do të zvogëlohen, thotë Simonovski

“Bishtat e cigareve nuk mund të shkaktojnë zjarre në shkallë aq shumë të madhe siç është zjarri në Pehçevë-Dellçevë për momentin, unë mund t’ju siguroj se pavarësisht se sa është vegjetacioni i tillë dhe sado që të ketë pyll me pisha dhe rrymë të erës, e cila është ndihmëse e zjarrit, kështu që aq shumë hektarë pyjesh të prekura nga zjarri janë nga faktori njeri. E gjithë pakujdesia jonë ose e vetë qytetarëve që mendojnë se nuk mund të shkaktojë aq shumë dëm apo katastrofë në fondin pyjor.”- deklaroi Vladimir Simonovski – Komandant i brigadës së zjarrfikësve në Shkup.

 Nga MPB-ja informojnë se deri më tani tre persona janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se kanë ndezur zjarre. Nëpunësit e policisë gjithashtu kanë takuar një person pranë zjarrit pranë lokalitetit “Stara deponia” në Shtip ku gjatë kontrollit janë gjetur gjësende të djegura, pas çka do të vijojë denoncimi përkatës.

Ministria e Brendshme

“Sot në mëngjes rreth orës 06.15 minuta në Dabnicë, rajoni i Prilepit, nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Prilep, M.E (34) nga Prilepi është privuar nga liria, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ai ka ndezur një zjarr në vendin e quajtur Dabnica. Nëpunësit e policisë nga SPB Manastir – NJPB Resnjë e privuan nga liria K.S nga fshati Leva Rekë, Resnjë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se e ka shkaktuar zjarrin në Leva Rekë. Edhe L.A (32) gjithashtu është privuar nga liria nga Republika e Shqipërisë, me qëndrim të paligjshëm në vend, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se e ka ndezur zjarrin në Pozharanë të Gostivarit”

Ndalesa i lëvizjes në zonat pyjore nga qytetarët vlen në të gjithë vendin. Gjobat për shkeljen e kësaj ndalese shkojnë nga 1.500 deri në 2.000 euro. Nxitja e qëllimshme ose e pakujdesshme e zjarrit sipas kodit penal sanksionohet me burgim deri në tetë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…