Këshilli Gjyqësor ka publikuar procesverbalin nga mbledhja e 13 marsit ku është shqyrtuar raporti i vizitës në Gjykatën e Kumanovës, raport ky i cili ka konstatuar shkelje të shumta ligjore nga ana e kryetares Snezhana Manev dhe qasje nacionaliste ndaj kolegëve të saj shqiptar të cilëve u drejtohet me “shiptari”. Në procesverbal konstatohet se anëtarët kanë mendime të ndryshme, ndërsa raporti miratohet me shumicë votash por tashmë një muaj nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete kundër saj.

Procesverbali nga mbledhja e Këshillit Gjyqësor
“Konstatohet se me 8 vota “për” dhe 4 vota “kundër” miratohet raporti”.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është se si një raport i miratuar në të cilin konstatohen shkelje të sistemit AKMIS, manipulim me sistemin AKMIS dhe mos respektim i procedurave ligjore për organizimin e lëndëve dhe gjykatësve mbetet pa u sanksionuar qoftë edhe me masa disiplinore. Nga Këshilli Gjyqësor akoma nuk ka ndonjë përgjigje nëse koordinatori i Gjykatës Themelore të Kumanovës, Hanif Zendeli ka ndërmarr hapa konkretë ose jo. Megjithëse në rrethana jo zyrtare thuhet se veprime konkrete mund të priten nga dita e martë. Ndërkohë ndaj qasjes, fyerjeve dhe shkeljeve të sistemit AKMIS nuk kishte koment as Shoqata e gjykatësve të Maqedonisë të cilët sipas ligjit gjatë kohës kur diskutohet masa disiplinore e një gjykatësi, janë të obliguar të marrin pjesë në seancat e Këshillit Gjyqësor.

Më 11 mars ministri i Drejtësisë, Krenar LLoga adresoi kërkesë tek Këshilli Gjyqësor që të ndërmarrë masa urgjente ndaj ushtrueses së detyrës kryetare e Gjykatës së Kumanovës. Kërkesa e Llogës bazohet në vetë raportin e Këshillit Gjyqësor, ndërsa i referohet shkeljeve ligjore dhe qasjes nacionaliste kundër gjykatësve dhe të punësuarve shqiptar të cilët i quan “shiptari”, “të paaftë” dhe “gjedhe”. Çështja e Manev është adresuar edhe tek përfaqësitë diplomatike në vend. / Adrian Kerimi-Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Qeveria i përcjellë Kuvendit propozim kornizën negociuese të RMV-së me BE-në

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të…

Zelensky takon presidentin polak në Varshavë

Volodymyr Zelensky është takuar me presidentin polak, Andrzej Duda. Lufta dhe bashkëpunimi…

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ja çfarë pritet të ndodhë

Sot me fillim nga ora 13:00, pritet të nis mbledhja e Këshillit…

Buxhovi: Kjo është formula e bashkimit Kosovë-Shqipëri

Historia njeh vetëm realitetet, që i vendos logjika e saj, që rëndom…

Zvicra bllokoi dërgimin e armëve spanjolle në Ukrainë

Spanja dëshiron të dërgojë armë në Ukrainë, por Zvicra po e bllokon…