Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka paguar 1.7 milionë euro për blerjen e automjetit për shuarjen e zjarrit me shkallë nga një kompani e Budapestit, ku në këtë biznes është i përfshirë edhe dhëndëri i sekretarit të Qytetit të Shkupit. Ndërsa për të njejtin automjet, Zagrebi ka paguar dyfish më pak.

Këto akuza kanë pasuar nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, përcjell INA. Siç thuhet kontrata është bërë midis Qytetit të Shkupit dhe kompanisë “Horoskop KFT” nga Budapesti. Automjeti kundër zjarrit me shkallët speciale është nga një prodhues i njejtë, ku të njejtin e ka blerë edhe Qyteti i Zagrebit duke paguar vetëm 794 mijë euro plus TVSH-në. Nga partia opozitare theksuan se ky tender është një vepër e rëndë e keqpërdorimit të parave të qytetarët, duke dëmtuar ata në këtë kohë pandemie. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ministri italian thotë se nuk do të jenë të varur nga Kina

Italia nuk do të jetë e varur nga tregtia apo teknologjia kineze…

Angela Merkel i kërkon Vladimir Putinit ta lirojë Alexei Navalny

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, edhe një herë i bëri thirrje presidentit rus…

Manual i BBC/ Si të mos infektohesh kur bën blerje në supermarket

Vetëm disa javë më parë, një e dalë në supermarket nuk ishte…

SHBA nis hetimet, dy raste me sindromën misterioze në Shtëpinë e Bardhë

Shumë afër presidentit Joe Biden, dy incidente misterioze kanë shqetësuar zyrtarët e…

Policia e Kosovës e gatshme të jetë anëtare e INTERPOL-it

Policia e Kosovës është e gatshme të jetë anëtarë e INTERPOL-it dhe…