Midis nesh

Kultura e asnjë populli nuk mund të shënojë zhvillim dhe sukses po që se nuk ushqehet nga burimi i vet – nga shpirti i popullit. Pra, nuk mund të pretendosh vlera autoktone, duke u mbështetur në vepra jo autoktone.
Ka kohë që politikat e teatrove shqiptare fare nuk e sfidojnë dramën shqiptare, për të mos thënë se këto politika thjeshtë e mohojnë dramën shqiptare, e cila është zëvendësuar me dramën e autorëve të huaj.
Është e pashpjegueshme se pse kaq lehtë ndodh ku mohim, aq më tepër se pse askënd nuk e brengos ky injorim i autorëve shqiptarë. Në bazë të një logjike, zërin kundër kësaj dukurie duhet ta ngrenë pikë së pari aktorët dhe jo gjithçka të vendoset sipas dëshirave të regjisorëve.
Pra, teatrot shqiptare janë bërë vende ku plotësohen dëshirat e “regjisorëve” të frustruar, të cilët më së paku mendojnë për zhvillimin e dramaturgjisë shqiptare.
Tashmë dihet se pothuaj në asnjë teatër nuk funksionojnë këshillat artistik, të cilat janë zëvendësuar me preferencat e politikës ditore. Është më se nevojshme që të shtrohet pyetja: ka apo nuk ka dramë shqiptare, me qëllim që të flaken të gjitha dilemat që bluhen prapa perdeve.
Është e palogjikshme të pretendosh në kozmopolitizëm, duke e dëmtuar vetveten. Kjo është e dëmshme, sidomos në lëmin e kulturës, e cila ka specifike të veçanta dhe nuk e duron atë që është jashtë shpirtërores, në rastin konkret jashtë shpirtërores shqiptare.
Këtë që e thamë më sipër qartë e dëshmon edhe Festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni” që tradicionalisht mbahet në Dibër (24 – 30 qershor, 2022), në të cilin festival sivjet do të prezantohet vetëm një autor shqiptar, Enver Petrovci, i cili njëkohësisht është edhe regjisor.
Jo vetëm ky festival, por edhe të tjerët (e kemi shumë festivale të panevojshme), duhet të insistojnë që përparësi të kenë shfaqjet me autorë shqiptarë, sepse vetëm në këtë mënyrë zhvillohet dramaturgjia shqiptare, e cila, siç thamë, për shkak të frustrimeve dhe interesave tjera, është lënë anash.
Dhe kuptohet, ky shkrim apo ky reagim, nuk do të kishte kuptim sikur nga këto festivale të hiqej atributi – shqiptar…/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

KEMI JETË LETRARE TË PASUR ME TALLAVA

Me shkrimtarë të diasporës: VAID HYZOTI Vaid Hyzoti është lindur në Ishëm…

Parti politike PO, subjekte kulturore JO!

Midis nesh Strategjia nacionale është një dokument qeveritar, në të cilin tërhiqen…

Qebapat dhe industria krijuese

Letër nga Shkupi Dy dekada më parë, bota nisi “ta bluajë” idenë…

A kemi zhvillim apo shfrytëzim të kulturës!?

A ka respekt më të madh se sa kur të tjerët në…

POLITIKAT KULTURORE NË RAPORT ME LETËRSINË SHQIPTARE!

Midis nesh Politikat kulturore shqiptare, para se të jenë globaliste, është mirë…