Shërbimi Sekret i Danimarkës ka ndihmuar Agjencinë amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA) të spiunojë liderët evropianë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin Frank Walter-Steinmeier, ka zbuluar një hetim i mediave evropiane, shkruan Deutsche Welle.

Që SHBA-të kanë përgjuar aleatët e saj për herë të parë ishte bërë publike në vitin 2013, por gazetarët tani kanë pasur qasje në raporte ku në detaje tregohet përkrahja që i është dhënë NSA-së nga ana e Shërbimit Sekret të Danimarkës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Raporti tregon se aleati gjerman ka bashkëpunuar me agjencitë amerikane për të mbledhur të dhënat për zyrtarë të lartë. Kandidati  i atëhershëm për kancelar nga partia gjermane e Socialdemokratëve Peer Seinbruck kishte qenë cak i përgjimeve, thuhet ndër tjera në raportin e publikuar.

Burimet e shërbimit Sekret ia kaluan informacionet një ekipi që përfshinte transmetuesit danezë, suedezë dhe norvegjezë (DR, SVT dhe NRK), si dhe gazetën franceze “Le Monde” dhe Duddeutsche Zeitung e NDR dhe VDR.

Merkel e as Steinmeier nuk ishin “në dijeni” për operacionet e përgjimit që janë kryer nga zyrtarë të lartë. E zëdhënësja e qeverisë gjermane ka bërë të ditur se tani Merkel është informuar dhe se më herët nuk kishte pasur njohuri.

Qeveria daneze ka mësuar për përfshirjen e shërbimit sekret të vendit të tyre në vitin 2015, pasi u raportua se ka ndihmuar NSA në mbledhjen e informatave.

Të dhënat e mbledhura kanë treguar qartë që FE-ja që ka ndihmuar NSA-në, ka spiunuar liderët politikë në Suedi, Norvegji, Holandë, France dhe Gjermani.

Shërbimit sekret danez ka ndihmuar gjithashtu agjencinë amerikane të spiunojë ministritë daneze siç është ajo e Punëve të Jashtme dhe të Financave sikurse edhe prodhuesin danez të armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…