Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së dhe pjesëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftari përmes një dëshmie ekskluzive për “Lajm”, shpalos informacione tronditëse që thotë se i posedon lidhur me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecaj.

Duke reaguar ndaj spekulimeve se Begu e Mirsadi kanë reketuar funksionarë të BDI-së, Miftari thotë se situata është e kundërt: se policia sekrete maqedonase, përmes “dy njerëzve të afërt të Ali Ahmetit” ka ofruar dy milionë euro për vrasjen e Begut e Mirsadit.

Në vazhdim u sjellim dëshminë e tij të plotë, dërguar te “Lajm”-i në mënyrë elektronike.

“Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj kanë qenë të denuar me vdekje nga shërbimi sekret maqedon akoma pa arritë në konfliktin e Kumanovës. Mos e harroni këtë fjali: shërbimi sekret maqedon, i afërt me disa (s’pakut dy) bashkëpunëtorë të Ali Ahmetit, kanë kërkuar disa muaj ma herët ”vrasës”, njerëz të luftës nga Kosova që ti vrasin Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizën dhe disa tjerë. Por nuk i ka degjuar askush dhe aty del në skenë dy milonëshi i famshëm, që u premtu nëse vriten këta trima ! Shikone zëdhansin e MPB të Maqedonisë, gjatë terë kohes të konflikti në Kumanovë shumica e komentev të MPB, kan qenë rreth komandant Nato-Mirsad Ndrecaj dhe Begu-Beg Riza.

Shumica e përgjigjeve janë: – kanë qenë, jo nuk janë; – jo si kem arrestu; – jo nuk janë në listën e emrave te të vrarëve; – jo nuk e dim ku janë; (tanë kohen e kanë ditë mirë se ku janë)”, shkruan Miftari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…