Ambasada Amerikane në Shkup, ka organizuar një pritje të faktorëve relevant në vend me rastin e festës shtetërore amerikane, 4 Korrikut.
Nëse lexohet paçavura e Shaqir Fetait në facebook-un e vet zyrtar, sakaq mund të krijohet përshtypja se ky event është organizuar për hirë të Shaqir Fetait! Nëse navigoni nëpër faqet zyrtare të pjesëmarrësve në këtë festë amerikane, do të shikoni që të gjithë e regjistrojnë pjesëmarrjen duke i shprehur konsideratat e veta më të larta për Ambasadoren, për Amerikën, për popullin amerikan.
Vetëm Shaqir Fetai na tregon se me këtë rast e paska takuar kryetaren e shtetit, kryeparlamentarin e vendit, “premierin” (emrin e të cilit e shkruan gabim, pastaj e përmirëson), Ali Ahmetin dhe shumë deputetë të tjerë!
Po del puna që ambasada amerikane e paska orgnizuar këtë festë vetëm që Shaqir Fetain të ketë rastin për t’i takuar të gjithë faktorët relevant të vendit!
Epo, kështu ju ngjanë ju faktorë relevantë që kur e bojkotoni Shaqir Fetain! Diçka do të ndodhë ku “i devotshmi”do t’ju takojë të gjithëve! Tani, mbi kë bie turpi?!
