Rreth 10 persona mendohet të jenë nën rrënoja pas një shpërthimi që shkaktoi shembjen e dy ndërtesave të banimit në qytetin jugor francez të Marsejit të dielën, tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanin.

Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit.

Shembja shkaktoi një zjarr që ndërlikoi përpjekjet e shpëtimit dhe që Darmanin tha se mund të duhen orë të tëra për ta shuar. Ai tha se autoritetet vlerësuan se ishin nga katër deri në 10 persona nën rrënoja.

Pesë persona u dërguan në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën dhe një person i gjashtë po trajtohej për tronditje, shtoi ai, raporton Reuters.

Një ndërtesë e tretë është shembur pjesërisht dhe njerëzit janë evakuuar nga rreth 30 ndërtesa në zonë.

Objektet që u shembën në Rue de Tivoli nuk dihej se kishin ndonjë problem strukturor, tha Darmanin.

“Mendimet tona janë me Marsejin”, tha presidenti Emmanuel Macron në një mesazh në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani: I kemi përmbushur kriteret për vizat, shtetet e BE-së duhet ta mbështesin këtë proces

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha…

Spasovski dhe Çulev dëshmuan për softuerin e blerë nga Rashkovski

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe ish Ministri Teknik, Naqe Çulev, gjatë…

Teknologjia mund të luajë një rol në parandalimin e shpërthimit të konfliktit, thotë ambasadori i OKB-së

Teknologjia mund të “luajë një rol në parandalimin e vërtetë” të shpërthimit…

Goshev: Në Maqedoninë e Veriut mund të blihet drejtësia

Ish-guvernatori i Bankës Popullore dhe politikani Petar Goshev beson se nuk do…

Lirohen tre serbët që u arrestuan për blerje të uniformave të UÇK-së

Shtetasit serbë, D.D, D.D dhe V.J, të cilët u arrestuan dje në…