Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) sot ka nisur 10 automjete me ndihma humanitar për në Ukrainë.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wiegemark, ka thënë se ndihet krenar me stafin për solidaritetin me Ukrainën.

“Secila prej automjeteve është e mbushur me ndihma humanitare, që janë mbledhur e paguar nga stafi ndërkombëtar e lokal që punojnë në EULEX Kosova. Unë jam krenar për stafin dhe iniciativën e tyre për të bërë një praktikë solidariteti me Ukrainën.. Ky donacion është vetëm një pjesë e jona  për vëllezërit e motrat në Ukrainë”, ka thënë Wiegemark, shkruan Klankosova.tv

Ai tha se kosovarët e kuptojnë shumë mirë gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar Ukraina, pasi edhe vetë ishin ballafaquar me agresion, duke shtuar se me veprimet që Kosova i ka ndërmarr ndaj Ukrainës, është duke e dëshmuar se e ka vendin në BE.

“Normalisht që kosovarët e kuptojnë mjaft mirë se çka është të bëhesh refugjat dhe të ballafaqohesh me agresionin. Solidariteti i Kosovës përball Ukrainës është i dukshëm në shumë mënyra, si gazetarët në programin e qëndrimit në Kosovë, dhe Kosova ka harmonizuar me të gjitha qëndrimet e politikës së sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian janë që edhe Kosova të marrë pjesë në të ardhmen në misione dhe përmes këtyre veprimeve Kosova po e dëshmon se ku e ka vendin”, ka thënë ai./Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Europa sërish shënon rritje infektimesh

Sistemi shëndetësor në Poloni po i afrohet kolapsit, Angela Merkel parashikon që…

36 raste të reja në Maqedoni, tre të vdekur

Prej gjithsej 437 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë…

10 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

10 raste janë regjistruar me COVID-19 në 24 orët e fundit në…

Zoran Zaev nesër jep zyrtarisht dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Shefi i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, nesër do të japë zyrtarisht dorëheqjen…

Ligjvënësi amerikan akuzohet se ka gënjyer FBI

Fushata e Jeff Fortenberry dyshohet se është financuar në mënyrë të paligjshme…