Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe, me të cilën ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Wigemark përmes një postimi në Twitter, ku ka përmendur tensionet në veri të vendit si dhe zgjedhjet që pritet të mbahen në katër komunat veriore.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO’s, Ariella Viehe, për situatën e sigurisë në Kosovë pas krizës së vitit të kaluar dhe në hijen e zgjedhjeve komunale në 4 komunat veriore”, ka shkruar shefi i EULEX-it.

Ai gjithashtu kanë thënë se diskutuar edhe për bashkëpunimin e ngushtë mes EULEX-it dhe KFOR-it.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BE-ja njofton 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Evropian njoftoi ditën e sotme se ka miratuar 500 milionë euro…

Barbadosi bëhet republikë, ndërpret lidhjet perandorake me Britaninë

Mbretëresha Elizabeth do të ketë “një mbretëri” më pak pas kësaj jave,…

25 raste të reja me Covid 19

Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet publik gjatë ditës…

Pas bllokimit të rrugëve në veri, mbyllen pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak

Pas bllokimit të rrugëve në veri të vendit, si pasojë e arrestimit…

Raketat ruse godasin një spital në Ukrainë, raportohet për viktima

Të paktën një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur…