Një zyrtari i Shtepisë se Bardhe ka deklaruar se dy shefat e agjencisë diskutuan për pasojat e armeve bërthamore

Drejtori i CIA-s, William Burns, ka takuar homologun e tij rus, Sergey Naryshkin, kreun e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, në kryeqytetin turk, Ankara

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur se diskutimet mes Burns dhe Naryshkin kishin të bënin me pasojat e përdorimit të armëve bërthamore. Por zyrtari amerikan, i cili foli për agjencinë e lajmeve Reuters në kushte anonimiteti, tha se Burns nuk diskutoi zgjidhjen e luftës në Ukrainë.  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pati një bisedë të ngjashme me presidentin kinez Xi Jinping për zvogëlimin e kërcënimit të luftës bërthamore në Ukrainë.

Në këtë takim, sipas tij, Burns diskutoi gjithashtu edhe për çështjet e të burgosurëve  Brittney Griner dhe Paul Whelan. SHBA-ja ka thënë gjatë verës se i ka bërë ofertë serioze Rusisë për lirimin e yllit të basketbollit, Griner, e cila u dënua në gusht të këtij viti me nëntë vjet burgim, pasi policia tha se i kishin gjetur vaj kanabisi në bagazhin e saj. Ndërsa Whelan është dënuar në vitin 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim.

Burns, një ish-ambasador i SHBA-së në Rusi, u dërgua në Rusi në vitin 2021 nga Biden për të paralajmëruar Presidentin Vladimir Putin për grumbullimin e trupave të tij rreth Ukrainës. Takimi Burns-Naryshkin shënon takimin më të lartë ballë për ballë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë. që para se presidenti rus, Vladimir Putin ,të urdhëronte pushtimin e Ukrainës.

Ndërsa takimi mes Rusisë dhe SHBA-së u raportua për herë të parë nga gazeta ruse Kommersant, Associated Press raportoi se dy zyrtarë turq kanë thënë se nuk ishin në djeni për një takim midis delegacioneve amerikane dhe ruse.

Muajin e kaluar, Biden deklaroi se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore  është në nivelin më të lartë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962. Që nga aneksimi i paligjshëm i katër rajoneve në Ukrainë nga Moska, Rusia ka thënë vazhdimisht se do të mbrojë territoret e saj me të gjitha mjetet në dispozicion, duke përfshirë armët bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rahiq: Rrahja me Janakieskin dhe Ristovskit ka qenë e kurdisur që të dalin nga paraburgimi

Ashtu si edhe gjithkund, ka një grup të personave të korruptuar që…

Një viktimë dhe 14 raste të reja me Covid-19, shërohen 20 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar…

Gjermania dërgoi një anije luftarake në Detin e Kinës për herë të parë në gati dy dekada

Gjermania të hënën dërgoi një anije luftarake në Detin e Kinës Jugore…

Turqia ndihmon SHBA me 500 mijë kite testimi për Covid 19

Turqia ka dërguar së fundmi 500,000 kite testimi për koronavirusin në Shtetet…

Ekspertët e sigurisë: Ardhja e afganëve paraqet rrezik për Kosovën – kapacitetet janë për të pranuar deri në 10 mijë veta

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këtë të diel bëri të ditur se…