SHBA u ka kërkuar aleatëve të saj “të lëvizin çdo gur” për ta mbajtur Kievin të pajisur me armë – ndërsa forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme në Ukrainën lindore dhe jugore.
Për të dytën ditë radhazi, shpërthime tronditën gjithashtu rajonin separatist të Trans-Dniester në Moldavinë fqinje, duke rrëzuar dy antena të fuqishme radioje pranë kufirit me Ukrainën.
Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmet, por Ukraina fajësoi Rusinë.
Një kërkesë e tillë vjen mes frikës në rritje ndërkombëtare se lufta po fillonte të përhapej më tej mbi kufijtë.
Ndërkohë, në Gjermani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin thirri një takim me zyrtarë nga rreth 40 vende në bazën ajrore amerikane në Ramstein.
Ndërsa në një fjalim sonte, Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss pritet të thotë se Perëndimi duhet të përgatitet për “afat të gjatë” për të siguruar humbjen e Rusisë në Ukrainë dhe t’u bëjë thirrje aleatëve të rrisin shpenzimet e mbrojtjes dhe të furnizojnë Kievin me tanke dhe aeroplanë luftarakë.