Psaki theksoi se këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, dje gjatë një telefonate me homologun e tij izraelit “përsëriti shqetësimet në lidhje me dëbimet e mundshme të familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre”

Shtëpia e Bardhë ka shprehur “shqetësime serioze” rreth dhunës në Jerusalemin Lindor të pushtuar ndërsa tensionet arritën kulmin pas një sulmi izraelit në xhaminë Al-Aksa.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër dhunën në Izrael. Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me situatën, përfshirë konfrontimet e dhunshme që kemi parë gjatë ditëve të fundit”, tha Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Psaki theksoi se këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, dje gjatë një telefonate me homologun e tij izraelit “përsëriti shqetësimet në lidhje me dëbimet e mundshme të familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre”.

“Kjo është diçka që ekipi ynë i sigurisë kombëtare po monitoron nga afër, padyshim, në qeverinë, natyrisht edhe presidenti është i njoftuar dhe po e shikon nga afër gjithashtu”, tha ajo.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, të paktën 305 persona u plagosën sot kur policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa në Palestinën Lindor të pushtuar dhe sulmoi palestinezët që bënin rojë për të parandaluar sulmet e mundshme nga hebrenjtë ekstremistë.

Që nga java e kaluar tensionet në lagjen Sheikh Jarrah janë rritur pasi kolonët izraelit hynë në lagje pas vendimit të një gjykate izraelite e cila urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë në solidaritet me banorët e lagjes Sheikh Jarrah janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Humb jetën nga zjarri një qytetar në Kosovë

Mbeten ende katër vatra aktive Një person ka vdekur në Novosellë të…

Biden dhe Putin do të zhvillojnë përsëri bisedime

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të zhvillojë bisedime me homologun e tij…

Pas sulmit në Ujman, EULEX-i shton patrullimet në veri

Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar…

Finlanda dhe Estonia i bëjnë thirrje BE-së që të ndalojë vizat turistike për rusët

Udhëheqësit e Estonisë dhe Finlandës duan që vendet e tjera të Bashkimit…

ASH: Regjimi “euro-integrues” liroi edhe një kriminel

Regjimi Ahmeti-Mijallkov-Zaev vazhdon me faljen e kriminelëve, duke ju përgjigjur në formën…