Pjesë të Bregut Lindor të SHBA-së janë goditur nga një stuhi tmerrësisht e fortë dhe reshje të dendura të dëborës, duke shkaktuar kaos transporti dhe ndërprerje të energjisë për mijëra qytetarë.

Pesë shtete shpallën një emergjencë disa orë përpara se reshjet e borës dhe erërat e forta të mbërthenin zonën të shtunën.
Në disa zona të Masaçusets trashësia e dëborës a shkuar deri në 75 cm borë.

Gati 6,000 fluturime në SHBA u anuluan gjatë fundjavës, ndërsa kushtet atmosferike pritet të lehtësohen të dielën.
Sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat e ftohta do të mbeten problem në pjesën më të madhe të verilindjes, me stuhinë e borës që do të vazhdojë në shtetin e Maine.

Stuhia, e njohur si Nor’Easter, ka goditur disa pjesë të Nju Jorkut dhe Massachusetts me reshje të mëdha bore, përmbytje bregdetare dhe stuhi.
Deri në mbrëmjen e së shtunës, më shumë se 80,000 shtëpi në shtetin e Massachusetts ishin ende pa energji elektrike.

Cape Cod ishte një nga rajonet më të goditura, ndërsa përmbytje nga stuhia bregdetare u raportuan gjithashtu në Nantucket.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) konfirmoi të shtunën se stuhia kishte pësuar atë që njihet si bombogjenezë, që do të thotë se ajri më i ftohtë përzihej me ajrin më të ngrohtë të detit, duke çuar në një rënie të shpejtë të presionit atmosferik. Procesi çon në të ashtuquajturin ciklon bombë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sulmi rus zhvendoset në lindje të Ukrainës

132 të vrarë në Makariv, zbulohen varre masive Ashtu siç kishte paralajmëruar,…

​Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben Meir, në një intervistë…

A ka tradhëtuar Ali Ahmeti?

Në një status facebooku të “Protesto Al” thuhet: Komandanti i lire ,…

Sulmi me armë në Idiana, autori i dyshuar një 19 vjeçar

Policia zhvilloi të premten kërkime në një objekt të kompanisë Fedex në…

Italianët vërshojnë në jetën e natës, kryebashkiakët paralajmërojnë mbyllje

Të rinjtë italianë kanë vërshuar në rrugët e qyteteve, nga veriu në…