Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po trajnon trupat ukrainase në Gjermani, duke i ndihmuar ata të mësojnë sisteme të avancuara të armëve.

“Sot mund të njoftoj se Shtetet e Bashkuara kanë filluar stërvitjen me forcat e armatosura ukrainase për sistemet kyçe në instalimet ushtarake amerikane në Gjermani”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-së, John Kirby, në një konferencë për shtyp.

Kirby tha se programi i trajnimit është në koordinim me qeverinë gjermane.

“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë”, shtoi Kirby.

Rreth 50 ukrainas janë trajnuar duke përdorur një howitzer, një armë me rreze të gjatë veprimi.

Të trajnuarit do të mësojnë gjithashtu se si të përdorin sistemet e radarit dhe mjetet e blinduara, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

“Ukrainasit në thelb do të jenë vetë trajnerë, ata do të kthehen në Ukrainë dhe do të stërvitin shokët e tyre të skuadrës”, tha Kirby.

Zëdhënësi i Pentagonit tha se trajnimi i forcave ukrainase po zhvillohej edhe në pjesë të tjera të Evropës, por nuk bëri të ditur vendndodhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Miliona dollarë në kriptovaluta po jepen për Ukrainën, një donator i panjohur ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë

Analistët e kriptovalutave thonë se të paktën 9 milionë dollarë janë dhuruar…

Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me fletarrest

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se këtë mëngjes ka arrestuar…

Rritje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me…

Moti ekstrem në Kanada, pas temperaturave të larta nisin zjarret

Kanadaja prej ditësh po përballet me një valë të nxehti. Temperaturat e…

Tetë të vdekur në Kosovë nga COVID-19 dhe 119 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…