Kremlini ka përdorur OKB-në për propagandë

Gjashtë shtete anëtare të OKB-së, SHBA-ja, Shqipëria, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të përhapur propagandë se SHBA ka laboratorë të luftës biologjike në Ukrainë.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit këto shtete deklaruan se këto akuza bëhen nga Kremlini për të justifikuar sulmin e saj të paprovokuar ndaj Ukrainës. Ambasadorët e shteteve perëndimore në një deklaratë të perbashkëet theksuan se Rusia dhe jo Ukraina zotëron prej kohësh një program të armëve biologjike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe ka një histori të mirëdokumentuar të përdorimit të armëve kimike dhe biologjike në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield tha se afër kufirit të Rusisë me Ukrainën nuk ka laboratorë ukrainas të armëve biologjike por vetëm objekte shëndetësore publike të mbështetura nga qeveria e SHBA-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, qeveritë e tjera dhe institucionet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbi 13 mijë të vrarë, mbi 400 masakra dhe 6 mijë të zhdukur gjatë luftës – Krimet e Serbisë në Kosovë dhe disa nga masakrat më të rënda

Kujdes, artikulli në fund përmban pamje të rënda nga krimet serbe në Kosovë…

Maqedonia e Veriut do të harxhojë 3 milionë euro për blerjen e hapësirave për misionin në selinë e NATO-s në Bruksel

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit e obligoi Ministrinë…

Lindita Nikolla, kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë

Në krye të Kuvendit të Shqipërisë do të jetë një grua. Bëhet…

Osmani: T’u tregojmë brezave të ardhshëm për trimërinë e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se dëshmorët kanë ndërtuar rrugën e…