Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë disa mënyra për të menaxhuar kërcënimet bërthamore në nivel të agjencive të inteligjencës, ka thënë se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Moskë, Elizabeth Rood, për agjencinë shtetërore ruse, Ria Novosti.

Më herët gjatë këtij muaji, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns është takuar me Sergei Naryshkinin, udhëheqësin e inteligjencës së jashtme ruse, duke e paralajmëruar për pasoja në rast se Rusia përdor ndonjë lloj të armës bërthamore, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Rusia ka thënë se çështjet e diskutuara kanë qenë “të ndjeshme” dhe nuk i ka komentuar më shumë.

“Drejtori Burns nuk e ka diskutuar zgjidhjen për konfliktin në Ukrainë”. Rood ka thënë se në rast nevoje do të zhvillohen edhe takime tjera, mirëpo aktualisht asgjë nuk është e planifikuar.

Rusia ka thënë pas takimit të dy zyrtarëve se, Moska është e hapur për bisedime të nivelit të lartë me SHBA-në, mirëpo Kremlini ka hedhur poshtë idenë e ndonjë samiti në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Joe Biden, tani për tani.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rahiq: Rrahja me Janakieskin dhe Ristovskit ka qenë e kurdisur që të dalin nga paraburgimi

Ashtu si edhe gjithkund, ka një grup të personave të korruptuar që…

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 3 nëntor, synohet ujdia për tregun e përbashkët rajonal

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3…

Murtezaj: Macron favorit në sondazhe, vizioni i tij që Kosova dhe rajoni të integrohen në Evropë

Qytetarët francezë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kreun…

Reka: Gjashtë tetori do i prish edhe aleancat rajonale të krimit

Sipas njohësit të çështjeve diplomatike dhe politike nga Maqedonia e Veriut, Blerim…

Lideri që i bëri 18 vjet në Parlament pa e hapur gojën

Xhevdet Hajredini /Ç’rëndësi ka se sa deputetë shqiptarë ka në kuvend, se…