Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të rrisë presionin ndaj Mianmarit, pas ekzekutimit të katër aktivistëve për demokraci nga junta ushtarake.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Kina mund të ketë ndikim në Mianmar më shumë sesa çdo vend tjetër, raporton BBC.

“Ne po u bëjmë thirrje shteteve në gjithë botën që të veprojnë kështu. Ne po ashtu do të bëjmë më shumë”, ka thënë ai.

Por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, ka thënë se Kina nuk përzihet në çështjet e brendshme të shteteve tjera.

I pyetur për ekzekutimet, Zhao Lijian ka thënë se Mianmari duhet të përdorë ligjet dhe kushtetutën për të zgjidhur dallimet.

Dy aktivistët, Kyaw Min Yu dhe Phyo Zeya Thaw, janë arrestuar pas puçit ushtarak të vitit të kaluar, nën akuzat për kryerje të “akteve terroriste”.

Ata janë dënuar me vdekje në një gjykim me dyer të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dëmet e deritanishme që Ukraina i ka shkaktuar Rusisë

Ukraina pretendon se ka vrarë 5,840 trupa ruse. Forcat e armatosura të…

Ateron në Francë aeroplani me 250 evropianë të ardhur nga Kina

Një aeroplan me 250 qytetarë të Francës dhe të vendeve të tjera…

Pendarovski: Vendimi i Brukselit ishte goditje për të gjithë

Në të vërtetë ishte një goditje për të gjithë, jo vetëm për…

Deputeti ukrainas: Ushtarët në Mariupol “nuk do të dorëzohen”

Deputeti ukrainas për Odesa, Oleksiy Goncharenko. ka reaguar pas paralajmërimit të Rusisë…