SHBA planifikon të njoftojë që këtë javë se ka blerë një sistem të avancuar të mbrojtjes raketore tokë-ajër me rreze të mesme dhe të gjatë për Ukrainën, ka thënë një burim i njohur me çështjen për CNN.

Presidenti Joe Biden, i cili aktualisht po takohet me udhëheqësit e G7 në Gjermani për një samit të fokusuar kryesisht në Ukrainë, njoftoi së fundmi se SHBA do t’i sigurojë Ukrainës “sisteme raketash dhe municionesh më të avancuara” ndërsa lufta e saj me Rusinë po vazhdon.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është planifikuar t’i drejtohet liderëve të G7, përfshirë edhe Biden, të hënën.

Në përgjigje të kërkesave të forcave ukrainase, ndihma tjetër ushtarake ka të ngjarë të njoftohet gjithashtu këtë javë, duke përfshirë municione artilerie shtesë dhe radarë.

Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar sistemin e mbrojtjes nga raketat, i njohur si një sistem NASAMS, duke pasur parasysh se armët mund të godasin objektivat më shumë se 100 milje larg, megjithëse forcat ukrainase ka të ngjarë të kenë nevojë të trajnohen në përdorimin e sistemeve, ka thënë një burim.

Ndryshe, SHBA ka shpallur vazhdimisht ndihmë shtesë të sigurisë për Ukrainën.

Javën e kaluar, administrata Biden njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 450 milionë dollarësh për Ukrainën, duke i dhënë asaj katër sisteme të tjera raketash të shumëfishta dhe municione artilerie për sisteme të tjera.

Dhe në fillim të këtij muaji, administrata Biden tha se po ofronte një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, një paketë që përfshin dërgesa shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti i përgjigjet Serbisë për ofrimin e linjitit në këmbim të energjisë elektrike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër Ballkanit…

Osmani uron Ramazanin, bën thirrje për respektimin e masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi besimtarët myslimanë me rastin e nisjes…

Presidentja Osmani së shpejti vizitë zyrtare në Gjermani dhe SHBA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së shpejti do të jetë për një…

Lajçak takon Reekerin, flasin për Ballkanin Perëndimor

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot…

Urimi i Presidentes Osmani: Le të shërbejë kjo festë si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar qytetarëve festën e Kurban…