Të shtënat me armë në një festë ditëlindjeje në shtetin amerikan të Kolorados kanë lënë të vdekur shtatë persona, përfshirë të dyshuarin, bëri të ditur policia. 

Departamenti i Policisë i Colorado Springs (CSPD) iu përgjigj një thirrjeje rreth të shtënave në Canterbury Mobile Home Park.

“Pas mbërritjes, policia gjeti gjashtë të rritur të vdekur dhe një mashkull i rritur me dëmtime serioze, i cili u transportua në një spital lokal, ku iu nënshtrua plagëve të tij”, tha CSPD në një deklaratë.

Sipas policisë, personi i armatosur, i dashuri i një prej viktimave femra, bastisi festën në shtëpinë e lëvizshme dhe hapi zjarr përpara se të merrte jetën e tij.

Gjatë të shtënave ishin të pranishëm edhe fëmijë, por policia tha se janë të padëmtuar. CSPD është ende duke hetuar në përcaktimin e motivit të sulmit, shkruan AA.

“Fjalët nuk arrijnë të përshkruajnë tragjedinë që ndodhi këtë mëngjes”, tha shefi i Policisë së Colorado Springs, Vince Niski.

“Si shef policie, si bashkëshort, si baba, si gjysh, si anëtar i këtij komuniteti, zemra më është thyer për familjet që kanë humbur dikë që e donin dhe për fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria e RMV-së miratoi propozimin për shkurtimin e periudhës së izolimit nga 10 në 7 ditë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se mbrëmë (24 janar 2022), Shtabi…

Digjet një autobus i Novi Pazarit në Kaçanik, nuk ka të lënduar

Një autobus i Novi Pazarit është përfshirë nga flakët në magjistralen Hani…

Plani rus për Putinin në rast të humbjes në Ukrainë

Rusia ka një plan të përgatitur për presidentin Vladimir Putin, në rast…

Mbi 4,300 emigrantë të paligjshëm arrestohen gjatë 3 muajve në Poloni

Policia polake ka arrestuar mbi 4,300 emigrantë të paligjshëm në të gjithë…

Shkup, pacienti për 8 ditë qendrim në spital ka paguar 18 mijë euro

Dy klinikat e njohura pritvate “Axhibadem Sistina” dhe “Zhan Mitrev” gjatë vitit…