(Në bisedën në një televizion nacional, me rastin e Ditës së Fitër Bajramit, Shaqir Fetai paraqitet si një fakir, si një i mjerë i cili, edhe një herë dëshmon se ia do shumë qejfi që të mburret me sukseset e huaja. Gazetarja e pyet për Xhaminë e Prilepit ky përgjigjet për pazarin e Kërçovës, gazetarja kërkon të flitet për Xhaminë e Llazhecit, ky përgjigjet për tokë djerrinë që paska kthyer në Gostivar! Pse nuk flet për qendrën tregtare që do ta finansonte banka islamike e që do ta linte vakëf miliona dollarë për Gostivarin)

Nga Demir Zimeri

Shaqir Fetai më në fund e ka kuptuar që pa u mbështetur në të arriturat e BFI-së për 25 vitet udhëhequr nga H. Sulejman ef. Rexhepi, “sukseset” e tij janë fare të papërfillshme. Më shumë ka bërë dëm se sa ka sjellë ndonjë sukses. Më tepër e ka poshtëruar BFI-në se sa i ka dhënë drejtim kah e mbara. Më shumë e ka dezorientuar tërë xhematin e vendit se sa ka ndikuar në përforcimin e atij uniteti që e gjeti në çastin kur ia nguli thikën pas shpine efendi Rexhepit dhe kur ia uzurpoi kolltukun! Shaqir Fetai e sheh se, pa u mbështetur në sukseset e së kaluarës, ai në kolltukun e uzurpuar duket vetëm një qyp bosh!
Pak para fundit të bisedës gazetarja insiston që të flasë për Xhaminë e Prilepit, për objektet fetare të dëmtuar që nga konflikti i vitit 2001, ndërsa ky nis e flet për të arriturat e paimagjinueshme për trurin e Shaqir Fetait që i kapi BFI për më se 25 vite drejtuar nga ish-reisi i tij H. Sulejman ef. Rexhepi. Pa fije turpi lavdërohet se i paska dalur “t’i kthejë” tre vakëfe gjigante në Shkup, në tokë djerrinë e me shkurra në Gostivar si dhe pazarin e Kërçovës! Pse e pranon Shaqir Fetai se kto objekte në fakt janë “peshqesh” për Shaqir Fetain që e pranoi rolin e pushtetit maqedonas për ta dëmtuar unitetin dhe tërë BFI-në! Kërkesa për kthimin e këtyre objekteve paska qenë që nga 1998! A e kupton Shaqir Fetai se sa punë është dashur, sa kompletim dokumentesh, sa pagesa e sa procese gjyqësore, derisa janë sjellë vendimet për t’i denacionalizuar ato objekte, por që shteti nuk dëshironte që t’ia kthejë “strukturës nacionaliste” të BFI-së por, priti një lojalist me veti të marionetës deri në përkulje pa “kiçmë” siç doli të jetë Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai i ikë bisedës për objektin e ish-myftinisë së Shkupit, nuk ka qejf të flasë asnjë fjalë për objektin “Ibni Pajko” nga e cila hoqi dorë për 300 mij euro, ndërsa i thekson që i paska nxjerrë nja 20-30 metra katëror objekte të reja! Asnjë fjalë nuk e thotë për korrupsionin e tij për shkak të të cilit Myftinia e Gostivarit ngeli pa një objekt miliona dollarëshe investim nga banka islamike! Shaqir Fetai është dëmi më katastrofal që ka mundur t’i ndodhë BFI-së. Shaqir Fetai është i gjunjëzuar para këtyre fakteve, ndërsa “heshtjen” e paraqet si urdhër të tij! Le të provojë e le të urdhërojë që dikush nga honxho-bonxhot e tij ta mbrojë nga faktet e pamohueshme! Nuk del askush, madje nuk del as ta lavdërojë për eventualisht “të arriturat” e Shaqir Fetait! Sepse, as honxho-bonxhot e tij nuk pranojnë që të “gënjejnë” për Shaqir Fetain! Prandaj, vetëm Shaqir Fetai vetëlavdërohet nëpër intervista të paguara e të kurdisura për “suksese” të cilat mund të përkthehen vetë në sukseset e tij në shkelje të turpshme mbi aktet normative të BFI-së, për “sukseset” e tij në devalvim të personalitetit të BFI-së, për “sukseset” e tij në minimizim të shkajshëm të rolit dhe të peshës të BFI-së në të gjitha proceset jetike të shtetit e të shoqërisë. A e di Shaqir Fetai se në çnivele ishte dikur BFI-ja dhe ku ka përfunduar sot që kur e uzurpoi me komplot klasik dhe me tradhëti nga më të rëndat?
Shaqir Fetai si hajn klasik e vjedh tërë kontributin si dhe financimin e institucioneve turke në renovimin e xhamive të periudhës Osmane kur flet për renovimin e tyre. E paraqet si vepër të tij, ndërsa nuk ia zë goja ta theksojë asnjë donatorë në këtë proces! Me dhjetra objekte ka renovuar TIKA por edhe Dijaneti i Turqisë, ndërsa ky flet duke thënë “po i renovojmë xhamitë e periudhës Osmane!
Sakaq, ia zë goja edhe “kopleksin e Arabati Teqes”! H. Sulejman ef. Rexhepi kishte nënshkruar marrëveshjen me një organizatë turke që vlente miliona dollarë për meremetimin e Teqes! Puna duhej të fillonte qysh para se ta dhiente fare Shaqir Fetai! A mund të thotë diçka Shaqir Fetai se pse “Arabati Teqe” tashmë është bërë lëndë e Gjyqit të Apelit të Gostivarit?! Ka qarkulluar një “dezinformatë” e këtillë në opinion dhe është mirë që ta sqarojë Shaqir Fetai!
Kur gazetarja insiston që mos t’i ikë pyetjes Shaqir Fetai por të përgjigjet konkretisht se çfarë po bëhet me Xhaminë e Prilepit, Shaqir Fetai ia nisë të flasë se edhe më herët, (por nga kush nuk e thotë!) qenka punuar shumë për rindërtimin e kësaj Xhamie dhe se ky vetëmsa po e vazhdonte atë punë, por që nuk po ia del!
Në një paraqitje para disa muajve Shaqir Fetai tha se ka qenë në rrethinën e Prilepit ku xhemateve u ka folur për projektin e rinërtimit dhe se ky fakt tashmë është në proces që do të kryhet shumë shpejt! Tani, i shkreti, na tregon se Xhamia e Prilepit qenka akoma e prishur sepse nuk paska gatishmëri politike për ta rindërtuar! Në këtë pikë bie poshtë tërë krekosja e abdallit se qenka faktor i bashkëjetesës ndërfetare dhe si kontribues në dialogun ndërfetar! Ja ku del në breg të rrenës Shaqir Fetai! Sipas Shaqir Fetait edhe ish-kryetari i BFI-së paska bërë shumë përpjekje, i paskan premtuar shumë subjekte se do ta përkrahin renovimin e Xhamisë, porse asnjëherë nuk ia paska dalur! Gazetarja insiston që të flasë ky për vete, konkretisht ai çfarë ka arritur, abdalli vazhdon: “Ja çfarë kemi bërë! Ne që në fillim e kemi vizituar! Kemi kërkuar që menjëherë projekti të kryhet (pse a nuk paska pasur projekt më herët? Pse rrenë Shaqir Fetai?) dhe që tani, ky projekt, po iu dorëzuaka Ministrisë së Kulturës, sepse, meqë kjo Xhami do të rindërtohet si objekt i kulturës, kjo qenka nën kompetenca të kësaj Ministrie! Shaqir Fetai ose është i trashë nga truri, ose po e përgatit edhe një tradhëti të rëndë, në shenjë falënderimi ndaj pushtetit maqedonas që e instaloi në krye të BFI-së! Xhamia e Prilepit edhe më herët është ofruar që të ndërtohet si objekt kulture, por që këmbëngulja e H. Sulejman ef. Rexhepit ka qenë, ose të ndërtohet Objekt Fetar në shërbim të xhematit mysliman siç ka qenë, ose dialog ndërfetar nuk ka dhe me këtë, edhe harmonia ndërfetare do të jetë shumë e brishtë! Projektin nuk e paska gati BFI-ja, por do ta bëjë Drejtoria për Trashëgimi Kulturore!!! Atëherë, kë e paska urdhëruar Shaqir Fetai që ta bëjnë menjëherë projektin! Brenda 30 sekondave bisedë, Shaqir Fetai gënjënë 30 herë! Dhe, fare në fund, bisedën për marrëveshje me Drejtorinë e Ministrisë së Kulturës do ta nënshkruaka TIKA, sepse, këta do ta ndërtojnë Xhaminë! Nga ana tjetër, projektin e paska përgatitur Drejtoria, atëherë, ku është këtu kontributi dhe angazhimi i Shaqir Fetait! Meqë na u paska ndërruar kryetari i Komunës së Prilepit, tani Shaqir Fetait po iu dashka fare prej fillimit të nisin bisedimet me këtë kryetar të ri! E pra, a mund të gjendet njeri më pështjellan se sa Shaqir Fetai!
Ky abdall i jep vetes të drejtë për t’u tallur me të gjithë myslimanët e vendit, i përçmon deri në lolo, sepse nuk qenkan në gjendje për ta kuptuar se BFI-ja qenka “instucion zyrtar”! Ja si e zbuloi Shaqir Fetai ujin e ngrohtë! A ka fjalë më boshe se kjo, a ka fjalë me boshllëkun e vet më ofenduese se sa kjo që e nxjerr nga goja Shaqir Fetai! Paramendoni, të gjitha punët zyrtare të BFI-së po lëvizkëkan përmes pushtetit lokal dhe atij republikan! Nëse kjo është e vërtetë, atëherë na paska hëngër dreqi, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese! BFI-ja qenka e obliguar të bashkëpunojë edhe me pushtetin lokal por edhe me pushtetin qendror, me qeverinë maqedonase, sepse si ndryshe BFI të marrë leje për parcela e për objekte! Dikur, në kohën e H. Sulejman ef. Rexhepit, vetë shteti ofrohej me kërkesa për bashkëpunim, sepse strukturat e drejuara nga efendi Rexhepi as që e lutnin dikë për leje për të ndërtuar xhami. Xhamitë ndërtoheshin aty ku ishte nevojë dhe, këtyre nevojave pushtetet lokale apo qendrore i nënshtroheshin duke i bërë fakt të kryer e të domosdoshëm të gjitha ato objekte që ndërtoheshin pa kurrfarë lejesh paraprake! Me qindra xhami janë ndërtuar në këtë mënyrë! Nëse pushteti lokal apo qendror dilte pengesë, BFI sakaq e ndërpriste dialogun ndërfetar, nuk garantonte harmoni ndërfetare, i bojkotonte të gjitha organizimet e shtetit me karakter ndërkombëtar dhe, aty ku nuk merrte pjesë BFI e që i përkisnin organizimeve fetare, konferencat dështonin, ishin të pakuptimta!
Dëshmi për Shaqir Fetain se paska bashkëpunim të mirë me qeverinë maqedonase qenka kthimi i pronave të vakëfit, ndërsa nuk e llogarit këtë si obligim ligjor të shtetit për ta rikthyer çdo centimetër të pronës së nacionlizuar, ndaj dhe këtu nuk ka se çfarë hy në punë “bashkëpunimi i BFI-së me qeverinë për këtë qëllim”, sepse, kjo përkthehet, thjesht, në sabotazh apo, në premtim për shpërblim qeveritar për koncesione të majme të BFI-së!
Dhe, fare në fund, Shaqir Fetai tani po e pritkëka akreditimin e Medresesë Isa Beu! Edhe ky proces do t’i dalë si “Xhamia e Prilepit”, pa dyshim dhe, edhe për këtë Shaqir Fetai do ta akuzojë “ndonjë kryetar komunash” dhe jo qeverinë maqedonase e cila e instaloi në krye të BFI-së! Shaqir Fetai nuk guxon t’ia turbullojë ujin ujkut, sepse, pastaj, ose do të kollofitet ose do t’i duhet të ikë si ai me bisht nën shalë!
Shaqir Fetai, kjo farë “melaqe e Stançiçit”, në përgjigjen paraprake tha se shumë po shpifet kundër tij, ndërsa në këtë përgjigje, ai desh e nxori nga takti gazetaren e cila e kuptoi se ai veç po e gënjente, veç po e sillte kodër pas bregu, dhe vetëm po përpiqej që të vetëlavdërohej duke “vergllatë”. Abdallin mos e vet se të tregon vet’!

(vazhdon)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Franca dënoi krimin kolonial, a do ta bëjë Serbia të njëjtën gjë?

Shaban Murati / Për herë të parë në 60 vjet, presidenti i…

Rosaku patriot

“Të gjithëdishmit” Shaqir Fetai njëmilion herë i është thënë që mos t’i…

Hoxha

(Motivuar nga shkrimi me titull: “Reisi politik që injoron bazën dhe të…

Maqedonia – dënimet drakonike ndaj shqiptarëve

Shkruan: Xhelal ZEJNELI / Para rreth 6 vjetëve, gjyqësia e Gruevskit dhe…

Kur mediokri flet për intelektualizëm

Brenda një fraze prej tri-katër rreshta “intelektuale” të shprehura nga një mediokër,…