(Në ditën e Fitër Bajramit, si rekapitulim të “aktiviteteve” gjatë Ramazanit, Shaqir Fetai pati një paraqitje në një televizion nacional në RMV, ku veç tjerash u mundua të flasë mbi atë se çfarë ka ndryshuar me instalimin e tij në krye të BFI-së nga qarqet politike maqedonase. Vazhdon analizimi i kësaj pseudo-bisede, përgjigje për përgjigje)

Nga Demir Zimeri

Shaqir Fetai thotë se çdo strukurtë e re që vie ka strategjinë e vet! Po cila strukturë e re na erdhi me instalimin e Shaqir Fetait në krye të BFI-së? Shaqir Fetai as që i bën hesap të tjerët! Strukturë e re ai e konsideron vetëveten, ndërsa se cila është strategjia e tij, dëshmon veprimi i tij i deritanishëm – shkatërrimi deri në themel i BFI-së, devalvimi i tërë asaj tradite më se tridekadëshe që e mbajtën BFI-në në krye të Institucioneve më të rëndësishme në shtet. Pati vetëm një strategji të vetme: ta devalvojë BFI-në, rolin e saj në shumë çështje kombëtare dhe, pikësynimet e Institucionit përgjatë zhvillimit të jetës fetare islame, e që ishte ruajtja e islamit tradicional dhe mbyllja e të gjitha poreve prej nga në trungun e unitetit të myslimanëve, si pyka, mundoheshin të futen levizje sektariane e “islame” të ideologjizuara. Sot, ky trung, mjerisht, është përplotë me pyka, të cilave hizmetin ua bën vetëm Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai e paska zhvilluar transparencën si dhe për herë të parë lirinë e mediave duke kërkuar prej tyre që ja, le të urdhërojnë e të pyesin çfarë të duan.
Janë dhjetra portale, dhjetra mjete të informimit kombëtar e ndërkombëtar, që Shaqir Fetain e pyesin:

  • Pse nuk del në debat televiziv?
  • Pse nuk tregon se kush e instaloi në krye të BFI-së?
  • Pse nuk tregon se cili ishte ai çmim për thikën që ia nguli pas shpine ish-reisit të vet, të cilin deri një natë para komplotit e lavdëronte duke e ngritur në kupë të qiellit?
  • Sa centimetra katëror bleu për ta shtuar vakëfin e Shkupit nga paratë që i mori prej shtetit si dëmshpërblim nga denacionalizimi i pronave të BFI-së?
  • Çka u bëri këtyre lekëve? Ku i la? Si i shpenzoi? Sa para i dha shteti si ndihmë financiare që të nisë të mbarën pas komplotit dhe tradhëtisë që e bëri?
  • A është e vërtetë se ai ka qenë mjet përpunimi nga UDB-ja që kur ishte në shkollë të mesme?
  • Kur do ta ngrisë përmendoren të cilin ia premtoi misionarit të Putinit që e pati në zyre?
  • Cili është kontributi i tij në regjistrimin e disa “komuniteteve fetare” që me të madhe po ushtrojnë ndër ne “islam” të ideologjizuar?
  • Cilat janë reformat që i bëri në bashkësinë “fetare” të tij që e dallojnë dukshëm nga BFI-ja e H. Sulejman ef. Rexhepit?
  • Kush po e mban peng dhe nuk po e lënë të bëj reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse në BFI?
  • Pse opozita e tij është makthi më i tmerrshëm i gjumit të tij?
  • Sa e ka dëmtuar financiarisht BFI-në duke shpërndarë “dekoracione” turlifarë njeriu që vjen dhe e uron për kolltukun që e ka vjedhur?
  • Pse Shaqir Fetai nuk mund të funksionojë asnjë sekond pa gënjyer?
  • Pse Shaqir Fetai është me një shpirt të djallëzuar i cili nuk mund të jetë karakteristikë kryesore e një teologu? Etj. etj.

Ky vërtet ka lajthitur fare? Thotë se paska dhënë një kontribut të “moooth” në tejkalimin e koronavirusit! Ky me gjasë paska pasur ndonjë laborator ku paska shpikur ilaçe e shërim tak-fak të virusit! I shkreti vetëm ai i është nënshtruar masave të marra nga OBSH si dhe nga trupa qeveritare për realizimin e masave shtetërore për parandalimin e kësaj sëmundje! Shaqir Fetai mendon se ka kontribut të madh në këtë tejkalim të kësaj krize? Shaqir Fetai sigurisht që do të thotë se ka kontribut të madh edhe në mundjen e Real Madridit kundër Mançester Sitit! Ky është i bindur se projekti TAP është ekskluzivisht sukses i tij! Kështu mund të mendojë vetëm një i lajthitur si Shaqir Fetai! Vetëm ky i paska parë dy-tre komisione nga shëndetësia botërore që e paskan vizituar dhe i paskan shprehur falënderimin për kontributin në tejkalimin e koronavirusit.
Shaqir Fetai qenka lavdëruar dhe, madje edhe vetëlavdërohet, për kultivimin e dialogut ndërfetar në Maqedoninë e Veriut! E vodhi BFI-në, e demoloi deri në bubërrec, ia zhduku tërë atë peshë dhe atë rol në shoqëri, ia mbylli gojën duke e zbutur deri në mumie BFI-në, e cila, sot, po sulmohet, po gërryhet, po njolloset deri në shkatërrim total! A e di Shaqir Fetai se ku ka qenë BFI para se ta uzurpojë ai dhe ku është tani? Shaqir Fetai për momentin mund t’ia bëjë qejfin vetes, të përjetojë orgazëm truri, por ama, assesi nuk do të mund t’i ikë përgjegjësisë për faktin se në ç’derexhe e solli Institucionin tonë! Honxho-bonxhot e tij shumë shpejt do ta shohin veten të zbërthyer në faqet e librit të H. Sulejman ef. Rexhepit që është nga fundi dhe që do ta dridhë mbarë opinionin! Do ta shohë Shaqir Fetai se cili ishte roli i tij dhe se çfarë bëri me “ekipin” e tij të shantazhuar e të dirigjuar nga shërbimet intelegjente të ndryshme: maqedonase, serbe, ruse, turke, bullgare etj.
I gjori flet për “një sërë” takimesh që paska me korin diplomatik në vendin tonë, që nga ambasada e SHBA-së, BE-së, OSBE-së etj. Shaqir Fetai nuk është në gjendje të kuptojë takimet me karakter bashkëpunimi, takimet me karakter “investigativ”, takime me karakter sugjerues (vinë e të rrahin dajak duke të sugjeruar që kah të ecësh dhe cilat veprime t’i harroshë përjetë)! Shaqir Fetai nuk e ka atë kapacitet të trurit që t’i kapë mesazhet e ndërkombëtarëve. Ai ata i sheh si subjekte të mahnitur me “punën” e Shaqir Fetait të cilin vinë dhe e përgëzojnë! Vizitat ai i percepton dhe i interpeton si përgëzim! Mbi 90 për qind e viziave të ndërkombëtarëve realizohen për ta dedektuar problemin nga dora e parë, për ta investiguar problemin përmes dy-tre pyetjeve që i shtrojnë te “i pari” dhe për të dhënë këshilla se si është më së mbari të veprohet! Të gjithë e dinë që Shaqir Fetai nuk mundet të veprojë sipas këshillave ndërkombëtare, sepse nuk e lënë shërbimet ku është ngulur, i mjeri ai!
Jo more! E keni dëgjuar Shaqir Fetain të fliste më herët si në këtë pyetje? Shaqir Fetai nuk e paska gjetur pa infrastrukturë një BFI, e paska gjetur një Institucion të fuqishëm që e paska ndërtuar ish-reisul ulema (tmerrohet t’ia zë emrin në gojë! I bie pika nga frika!) në të cilin rrugëtim bashkë me të paska qenë dhe vetë ai! Po atëherë, ç’ju desht që t’ia ngulë thikën pas shpine? Kush i tha që ta “vrasë” Sulejman ef. Rexhepin! Nëse ka bërë ndonjë gaf të rëndë fetar e kombëtar, atëherë, në atë rrugëtim të gafeve bashkë me të paska qenë edhe Shaqir Fetai! Si mundet që Sulejman Rexhepi të jetë “ujku” ndërsa në udhëtim me të, Shaqir Fetai të jetë “qengji”?!
Po Sulejman ef. Rexhepi e paska themeluar Medresenë, paska themeluar dhe ndërtuar Fakultetin e Shkencave Islame, paska hapur pesë paralele të Medresesë Isa Beu, e paska bërë edhe “renovimin e kuadrove të ndryshëm” (hahaha, çfarë fjalie idiotike)! Thënë shkurt: Shaqir Fetai nuk e paska gjetur një BFI ku nuk do të mund t’ia dilte! Por, meqë paska qenë koha e krizës ekonomike si dhe koha e krizës së kovidit, e paska gjetur BFI-në si një “anije që luhatet”! Tha shumë çka Shaqir Fetai, veçse assesi t’’i dalë nga goja se cili shërbim intelegjent e futi në këtë lojë”!
Shaqir Fetai rrenë sa është i trashë kur thot se në BFI nuk ka përçarje! Në fakt, sot, në BFI funksinojnë ter grupe, të cilët as që duan t’ia dinë për Shaqir Fetain, ndërsa jashtë Institucionit ka dhjetra xhami që funksionojnë krye më vete dhe për vete, që nuk kanë të bëjnë asgjë me BFI-në e që motivohen nga djallëzitë e Shaqir Fetait! Shaqir Fetai nuk paska kohë të merret me media e me portale që po shkruakan kundër tij! Të gjitha portalet e mediat qenka idiotë që merren me Shaqir Fetain! Do të merren e do ta krijojnë opinionin, sepse, kjo është puna e portaleve dhe mediave kombëtare, të cilat Shaqir Fetai nuk mund t’i blejë me paratë e fitrit. Shaqir Fetai me hipokrizinë e vet nuk mund të bëjë asnjë faqe të historisë, historinë do ta bëjnë portalet e mediat, pa dyshim! Shaqir Fetai e pranon se kundër tij paska shumë “shpifje”, ngjashëm si dikur që paska pasur edhe për të dërguarit e Zotit Mëshirëplotë! Pra a mund të jetë shpifje konstatimi i Shaqir Fetait se qenka ngjashëm si pejgamberët e Zotit në shënjestrën e kritikës! Le të dalë në debat publik dhe le t’i kundërshtojë një për një të gjitha ato “shpifje e ofendime” që i bëhen! Po sikur në atë debat të shpalosen edhe më shum dokumente, fakte e argumente që flasin për prishuninë e tmerrshme të Shaqir Fetait? Kësaj i druhet Shaqir Fetai, dhe jo se nuk dëshiron të bie në nivel të “shpifësve”. E di luga çka ka vekshi!

(vazhdon)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zeqirja Ibrahimi: BDI-ja nuk rrëzohet më në zgjedhje, por në shesh

Nuk di çfarë do të jenë qëndrimet partiake, ama për mua këto…

Lika: Shqiptarëve të Maqedonisë u nevojitet barabarësi, jo përralla për Goce Dellçevin me plis!

Fokusimi i disa “partive” politike shqiptare ne Maqedoni ne nje te kaluar…

Sulmet agresive të zyrtarëve serb kundër Kosovës nuk ndalohen me deklarata verbale, por me platformë dhe veprime konkrete..!

Shkruan Rexhep Elezaj Kundërpërgjigjet formale të udhëheqësve tanë shtetëror ndaj deklaratës së…

Të jeshë “i sinqertë” në vjedhje

Shaqir Fetai mund të krahasohet me atë hajn i cili, vjen te…

ANALIZA/ Si shpëtoi bota për fat nga shkatërrimi gjatë krizës kubane dhe mësimet për të ardhmen

Më 27 tetor 1962, në kulmin e krizës raketore Kubane, ishte vetëm…