Nuk ia paska dhënë qeveria serbe përkrahjen Rusisë në përpjekjet e saj për ta bombarduar, shkatërruar e okupuar Ukrainën, por këtë përkrahje ia paska dhënë “interesi i popullit serb”, tha këto ditë Ivica Daçiq! Shaqir Fetai paska shprehur qëndrimin e vet “zyrtar” – e dënon agresionin makabër të Rusisë mbi Ukrainën! Por, a di Shaqir Fetai se si formohet qëndrimi zyrtar?!

Shkruan Vesel Fazliu

Se Shaqir Fetai është një hipokrit i pacipë, se është një trukaxhi naiv, se është një rrenc i klasit të parë, këtë e dëshmoi edhe këto ditë përgjatë prononcimit për një televizion kombëtar në RMV! Pasi një hoxhë i tij aktiv, një anëtarë i Myftinisë së Shkupit që e posedon “dekretin” e Shaqir Fetait, pra një nëpunës dhe zyrtar i bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait, gjatë një ligjerate në xhami dhe para xhematit kishte vjedhur vrerë kundër kryetarit të Ukrahinës i cili me lotë në sy ishte ankuar për bormbardimet ruse mbi popullatën civile, mbi fëmijë, gra e pleq të Ukrainës. Ligjerata ofenduese përkonte me solidarizimin dhe bashkangjitjen e “çeçenëve myslimanë” me hordhitë e despotit Putin! Nuk ngeli shtet, institucion e organizata në BE e, po thuajse në mbarë botën, që nuk po e dënojnë agresionin barbar të Putinit, me përjashtim të Serbisë dhe të bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait. Ky farë “reisi” mendon se mund t’ia hedhë lehtë e paqtë institucioneve perëndimore. Në një takim “miqësor” që e pat me përfaqësuesin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, e kishte “dënuar” agresionion e Putinit mbi shtetin e Ukrainës. Në pyetjen e një televizioni nacional se cili është qëndrimi zyrtar i BFI-së karshi sulmeve okupuese të Rusisë mbi Ukrainën, nga BFI ishin përgjigjur se tashmë Shaqir Fetai “në emër të Bashkësisë Fetare Islame shprehën shqetësimin e madh për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës” dhe ka kërkuar nga “nëpunësit fetar që të kenë kujdes në deklarata dhe qëndrime që dëmtojnë Paqen”! Se ku është ngritur kjo paqe që po e dëmtuakan eventualisht me deklaratat e tyre të papërgjegjshme nëpunësit e BFI-së, këtë mund ta dijë vetëm Shaqir Fetai. Këtë “paqe” po e synon dhe po e proklamon vetë Putini! Natyrisht, tani do të thotë që ka qenë një llapsuz, siç paska qenë llapsuz edhe prononcimi i tij përa një diplomati se “lufta qenka e keqe dhe se nuk i sjell mirësi e dobi askujt që lufton”, (as Kosovës? As shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut? As Ukrainës?) dhe që, fill pas disa orësh u detyrua që ta redaktojë e ta fshijë këtë deklaratë që i shkon për shtati vetëm UDB-së dhe Putinit!
Shaqir Fetai, me mendjen e vet të sëmurë, shkon dhe e personalizon Institucionin e BFI-së, duke lënë të nënkuptohet se BFI nuk ka nevojë për prononcim institucional, mjafton që këtë ta bëjë Shaqir Fetai! Sepse, vetë Shaqir Feta na qenka “BFI”!
Po BFI a nuk është edhe nëpunësi i Shaqir Fetait, hoxha zyrtar i një prej xhamive më të rëndësishme në Shkup, anëtari i Myftinisë së Shkupit që e gëzon “dekretin” e Shaqir Fetait? Në kushte të jashtëzakonshme mund edhe të mos mbledhet organi kolektiv për ndonjë prononcim që do të ishte në një vijë me qëndrimet globale, por ama, në kushte paqe kjo e drejtë e organit kolektiv t’i merret dhe të përfaqësohet nga një njeri imoral, pa legjitimitet e ilegal, kjo është më tepër se hipokrizi, është idiotizëm!
BFI-ja sa është e Shaqir Fetait shumëfish më tepër është e hoxhës së xhamisë, i cili, në fund fare, në vend punë ka ardhur më normalisht se sa komplotisti Shaqir Fetai!
Aq sa ka të drejtë në “qëndrimin” e vet Shaqir Fetai shumëfish më tepër kanë të drejtë xhemati për ta përkrahur ligjeratën manipulative të hoxhës së tyre. Prandaj, Shaqir Fetai është dashur ta thërrasë Rijasetin, të formojë qëndrim unik e zyrtar dhe, mbi të gjitha, t’i paraqesin masat kundër çdo mahluku që solidarizohen me “çeçenët myslimanë” në përkrahje të despotit rus, Vladimir Vladimiroviç Putin! Nuk mund të thuhet se Shaqir Fetai ka qëndrim zyrtar ndërkohë që një zyrtar i tij ka qëndrim të kundërt dhe, për më tepër, këmbëngulë në qëndrimet e veta pro-Putin, qëndrime këto që nuk janë private por zyrtare, meqë shprehen në institucion të BFI-së dhe nga nëpunësi i BFI-së! Dihet se çfarë efektesh anti-Serbi prodhoi “qëndrimi zyrtar i Serbisë” në përkrahjen e Rusisë për ta përshkallëzuar një luftë me përmasa botërore. Jo që BFI-ja nuk e tha asnjë fjalë kundër nëpunësit të vet që i përligji të gjitha interesat gjeopolitike të popullit shqiptar por, nuk inicoi asnjë reagim të teologëve kundër këtij “hoxhe”! Shaqir Fetai edhe një herë u dëshmua se nuk është bindës, se është i pafuqishëm, se për interes të vetin të poshtër është në gjendje të dëmtojë interesat nacionale shqiptare. Dihet se kush ia kërkon këtë argatllëk!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Strategjia e re për vjedhjen e fitrit dhe zeqatit

Strategjia e Shaqir Fetait për të dalë sa më i suksesshëm në…

BE është një aleancë, dhe jo një bashkim vlerash

Nga Gideon Rachman Gjatë gjithë procesit të Brexit, Britania është përpjekur të…

Të metat fatale të autokracisë

Nga Kevin D. Williamson Leksioni i momentit: Shoqëritë jo të lira janë të dobëta. Joshja e qeverive nacionaliste të liderëve…

Të rinjtë, arsimimi dhe papunësia

Nga MSc Donika Bakiu Në asnjë moment në historinë e vendit nuk…

Garda e spiunëve të UDB-së dhe SHIK-ut në fushatë kundër Qeverisë Kurti

Shkruan: ANALIST-Hajrullah Tërnava / Nga frika që i ka kapluar nga kjo…