Shaqir Fetai, ky farë halldupi që kohëve të fundit ka nisur të na lë edhe “emanete”, paska publikuar një “informatë” në fb-un e vet si dhe në faqen publike të bashkësisë “fetare” të tij që e ka shndërruar në paçavurë të thjeshtë!
Sipas kësaj “informate” Shaqir Fetai mundohet të na e transponojë “kënaqësinë shpirtërore” të tij meqë ia paska dalur që nga ky Ramazan të nxjerrë aq shumë para prej myslimanëve të vendit sa, gati paska rënë në trans! Se ku e mori këtë informacion, se kush i raportoi dhe ku e raportoi, këtë e di vetëm Shaqir Feai! Ia paska thënë “drejtori” i financave! Ku e tha? Në mbledhjen e “rijasetit”, apo këtë ia kumtoi në telefon!
Mbi të gjitha, përmes këtij interesi meskin të Shaqir Fetait, në pah del afiniteti i tij për ta përceptuar Muajin e Mëshirës si para që do ta shpëtojë atë edhe nja një apo dy muaj!
Pa dyshim, mund të jetë edhe i saktë ky kontribut i myslimanëve të vendit për këtë Muaj, sepse, kjo është traditë e pathyeshme e myslimanëve tanë të devotshëm. Po a foli diçka Shaqir Fetai për politikat e tij përçarëse, devijante, deziorientuese, të rrezikshme kombëtarisht e fetarisht, të ndërmarrra prej tij pikërisht gjatë Muajit të Raazanit!
A foli ai se cili ishte kontributi cilësor i bashkësisë “fetare” të tij në ngritjen shpirtërore të myslimanëve të vendit që spikat pikërisht gjatë këtij Muji të Rahmetit! Cili ishte programi i bashkësisë “fetare” të tij për ta shënuar sa më denjësisht këtë Muaj? Zero aktivitet! Prandaj, Shaqir Fetai falënderon të gjithë honxho-bonxhot e tij që ia dolën që të sigurojnë sa më shumë mjete financiare për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore fetare! Pra, i vetmi falënderim do të ishte ky, sepse, falënderim tjetër nuk pati, sepse nuk i kishte angazhuar me asnjë aktivitet konkret, përtej detyrimeve ditore për falje të namazeve.
Shaqir Fetai rrenë sa është i trashë se e paska kaluar me fitër e zeqat vitin 2021! Fundja, ai vit nuk ësht kurrfarë matësi cilësor, sepse ishte vit i shumë restrikcioneve dhe krizave! Pse Shaqir Fetai nuk e bën një krahasim të këtij kontributi me vitet para se ai të vendosë të zhytet në komplote e në tradhëti? Tradhëtarit sikur edhe të githa bankat popullore t’i falen, ai ngelë tradhëtarë, pa respektin e popullit, pa dashurinë e sinqertë të bashkëpunëtorëve. Të gjithë kanë vetëm një interes: si ta zhvasin e ta grabisin pasurinë; edhe pse vlerësohen si tradhëtarë, të paktën, të kualifikohen “tradhëtarë të pasur”! Ky është synimi i vetëm i Shaqir Fetait.
Shaqir Fetai nuk mund të flasë për një Ramazan të begatë me aktivitete kulturo-artistike-fetare e humanitare. Ai mund t’i kënaqet vetëm parave që kanë hyrë në “bashkësinë” e tij, qoftë si fitër, qoftë si zeqat! Me këtë ai dëshiron të na tregojë se ja, populli po e do dhe po e paguan, ndërsa në këtë disiplinë fetare ai nuk e sheh devotshmërinë e popullit tonë! Turp e për faqe tëzezë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria: Në dialogun me Serbinë do të kërkohet konsensus, tema e parë fati i të pagjetur

Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti do ta udhëheqin dialogun me Serbinë në…

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

12 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes janë shënuar në Kosovë…

OKB – Dhuna e forcave izraelite ndaj palestinezëve duhet të hetohet menjëherë

Kombet e Bashkuara (OKB) deklaruan se aktet e dhunës së policisë izraelite…

42 viktima dhe 1 174 raste të reja me virus në 24 orët e fundit

Betejën me Koronavirusin në 24 orët e fundit 117e kanë humbur 42…

Pentagoni pret 90 ditë krizë në SHBA dhe kaos politik në disa vende

Pentagoni është duke llogaritur disa muaj krizë për shkak të koronavirusit në…