Pse Shaqir Fetai mundohet ta justifikojë fundin e arsimimit të medresanteve (motrave tona) me “akoma nuk e kemi të akredituar Medresenë”! Edhe më herët nuk ishte e akredituar por, kishte një “rroçko” që e detyronte tërë qeverinë që të japin urdhër për pranim të medresantëve në çdo fakultet shtetëror

Nga Sanie Memishi

Këto ditë, me të përfunduar të procesit mësimor në Medresenë “Isa Beu”, sipas Shaqir Fetait drejtori i Medresesë Ibrahim Idrizi ia paska organizuar një takim me nxënësit më të dalluar të kësaj gjenerate! Do me thënë, ky nuk i beson vetëvetes se mund t’i takojë këta nxënës, prandaj i duhet organizimi i Ibrahim Idrizit, ose, e përqeshë Ibrahim Idrizin duke u munduar ta paraqesë si lolo, si një kavie që natë e ditë i rri “pronto” Shaqir Fetait, madje edhe i organizon “evente” të tilla promovuese të një fytyre pa kurrfarë personaliteti e respekti! Krejt këtë atmosferë e “paska begatu” edhe prezenca e sekretarit të Medresesë Lutfi Nexhipi!
Pra, këta “faca” paskan takuar dhe kanë faktuar të vërtetën se si Shaqir Fetai “i paskan dekoruar” nxënësit më të mirë të vitit, me qëllim të respektit ndaj nxënësve të gjeneratave të SHMI “Medreseja Isa Beu”! Shaqir Fetai, “të gjithëve u ndau mirënjohje dhe botimet e reja të BFI të RMV. Ai e falënderoi Drejtorin për organizimin e këtij takimi”, thuhet në informatën e botuar në “gazetën e murit” të BFI-së!
Shaqir Fetai mendon se me këtë “gjest” të poshtër të tij, përmbyllet tërë obigimi ndaj këtyre nxënësve në emër të të cilës po i rjep myslimanët e Maqedonisë së Veriut! Një “dekorracion” dhe, aq! A nuk është kjo sjellje cinike e tij, tallje me nxënëset (medresantet) të cilat, me vetë faktin që jan të angazhuar të dalin si nxënëse më të suksesshme të gjneratës, ato kanë synime, kanë ëndërra të veta, kanë ambicie për të arritur shkollim edhe më të lartë?
Këta nxënës e nxënëse nuk plasën që ta takojnë Shaqi Fetain e të marrin “dekorracione” prej tij, por, thjesht, i shkuan në zyre me shpresë se prej tij do të marrin ndonjë informatë që shkon në të mirë të shkollimit të tyre sipëror. Apo, thjesht, i shkuan me inat për t’i dëshmuar se është i paaftë dhe i pafuqishëm për t’ua hapur perspektivat medresanteve, ndërsa është shumë i zoti për vetëlavdërim dhe për rrena!
Ai, i manipulon, u flet edhe për këtë “mundësi”, por, gjithçka ngelë manipulim alla-shaqirçe!
Shaqir Fetait as që i intereson perspektiva e medresanteve, as që i intereson shkollimi i mëtejmë i tyre, Shaqir Fetait, thjesht, i intereson vetëm kolltuki i uzurpuar me puç e me tradhëti si dhe t’i shkojë gjithçka vaj me pushtetin maqedonas që e instaluan në krye të BFI-së! Këtij pushteti i duhej një i këtillë si Shaqir Fetai, pa kurrfarë personaliteti, sepse, dikur, reisi i Shaqir Fetait e lodhte çdo pushtet duke i detyruar që të sillnin vendime për t’u regjistruar të gjithë medresantët, atje ku duan vetë ata! Medresja është shkollë e mesme që funksionon në Maqedoninë e Veriut, konform ligjeve dhe rregullave për arsimim dhe, deri më sot, asnjë inspektorat i arsimit nuk ka konstatuar se kjo vatër arsimore duhet të injorohet dhe të anashkalohet tërësisht! Prandaj, nuk ka nevojë që medresantët, sidomos motrat tona, të pësojnë për faktin se Shaqir Fetai nuk po ia arrinë që ta akreditojë Medresenë. Askujt nuk i itereson akreditimi, thjesht, i intereson që të ushtrohet presion, madje edhe me padëgjueshmëri qytetare, që të hiqen të gjitha këto “kufizime raciste” të struktuave ortodokse antiislame dhe, nxënësve të shkollës profesionale të këtij shteti, t’i lejohet shkollimi në të gjitha universitetet shtetërore. Këtë Shaqir Fetai jo që nuk di si ta bëjë por, edhe sikur ta dinte, ai nuk e ka guximin, nuk e ka integritetin, personalitetin, vendosshmërinë për t’ua hapur dyert e shkollimit medresanteve.
Në fund të këtij informacioni, ishin edhe disa komente, ndërsa njëri ishte shumë prekës! Një mysliman i vendit i drejtohet Shaqir Fetait duke e pyetur nëse e ka frikë Allahun, sepse në shtëpi i ka dy vajza që ia kanë kryer medresenë ndërsa ënërrat për shkollim të mëtejmë, nëpër fakultetet e vendit, thjesht, i janë shuar, sepse kanë kryer një shkollë diplomat e së cilës nuk i pranon askush! I kërkon që t’i përgjigjet këtij halli të myslimanëve të vendit, dhe jo që t’i fshijë komentet kritike mbi paaftësinë e Shaqir Fetait për ta akredituar Medresesë!
Kujt i duhet një shkollë e tillë që ua vret ëndërrat të rinjëve duke i përjashtuar prej shoqërisë me arsim sipëror? I duhet vetëm Shaqir Fetait, sepse, falë kësaj Shkolle ai po ia del t’ia vjelë taksat myslimanëve të vendit, duke u thënë se ato para i duhen për mirëmbajtjen e Medresesë, kurse i shpenzon në rroga e në qejfe të bashkëvepruesve të vet! Cilës Medrese? Të asaj çerdhe të lakejve të Shaqir Fetait që i shërbejnë si “tançerkat” në video-spot? Të asaj “rrënueseje” të ëndërrave rinore për arsimim sipëror?
A ka shpirt ky farë bastardi? Deri ku mund të shkojë cinizmi i tij i pashterrshëm ndaj myslimanëve të vendit? Apo, Shaqir Fetai nuk pjerdh për këtë hall të myslimanëve të vendit, sepse as që i ndjenë ata, as që i llogaritë shoqëri “sagllam”! Ata duhet të vijnë një pas një në zyren e Shaqir Fetait, të fotografohen me të dhe, kësisoj, t’ia krijojnë lajmet limonadë, me të cilët, kënaqet i gjori, si foshnjet me gomë aromë frutash me të cilën i kruajnë dudat kur nisin t’i shpërthejnë dhëmbët e qumështit!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nuk ka shtet të qetë pa reforma në BFI! Nuk ka reforma në BFI pa largimin e Shaqir Fetait

Në një nga shkrimet e fundit premtova se do të dëshmoj publikisht…

Arianit Xhaferi: Kujt i pengonte Ermira Mehmeti?

Dëgjova tek bombat e El Cheka një bisedë të Ali Ahmetit me…

Umberto Eco dhe mësimet e jetës së një mjeshtri të jashtëzakonshëm

Të flasësh për të dhe tërësinë e tij është e vështirë, ndoshta…

Shaqir Fetait i pengon “energjia negative” që buron ekskluzivisht nga parimet islame

Shaqir Fetai, në një diçiturë përmes fb-ut të vet, kishte thënë: Në…