Një prej atuve që kohë më parë iu dha në duar Shaqir Fetait, ishte aktivizimi i tij në regjistrimin e popullatës, e cila u shty për në muajin shtator. Regjistrimi u hesht, heshti për vdekje edhe Shaqir Fetai, ndonëse hoxhallarëve ua kërkoi me vendim si aktivitet kryesor përgjatë muajit të Ramazanit

Nga Shefqet Papraniku

Shaqir Fetai, instalacioni më katastrofal i pushtetit maqedonas në Bashkësinë Fetare Islame, po dëshmon se nuk mund të veprojë asgjë pa ia diktuar pushteti aktual maqedonas. I tha që të aktivizohet në thirrjen e diasporës që të regjistrohet, madje u premtua edhe vizita e diasporës nga delegacione të shumta të BFI-së për këtë “interes politik maqedonas”, ndërsa, sapo u shty politikisht ky regjistrim, Shaqir Fetai heshti! Nuk e shtyu edhe ky këtë aktivitet, sepse askush nuk ia kërkoi ta shtyej! Kjo dëshmon se sa “posllushnik” është Shaqir Fetai! E vepron vetëm atë që i kërkohet!

Natyrisht, fjala “posllushnik” është barbarizëm në gjuhën shqipe, që ka kuptimin e “i degjueshëm”, servil, i nënshtruar i pushtetit! Megjithatë, nëse e thua në gjuhën shqipe “i dëgjueshëm”, kjo fjalë mund të asocojë edhe në “i famshëm”, “që dëgjon”, i “mbarë”, “që dëgjohet gjithandej”, pra, mund të jetë fjalë me sinonime që do ta kënaqnin Shaqir Fetain! “Posllushnik” është fjalë barbare që tek shqiptarët në mënyrë pezhorative dëfton për një doraputhës, sahanëlëpirës, bolefërkues i pushtetit!

“Posllushnik” – ky është Shaqir Fetai!

Çka bëri Shaqir Fetai lidhur me iniciativën e institucioneve gjegjëse shtetërore për regjistrimin e popullatës?! A i vëri ndonjë detyrë vetes! A pati strategji të veten? A u mundua që përmes ndonjë iniciative ta vë me shpatulla për muri pushtetin dhe të përfitojë diçka në të mirë të BFI-së dhe hoxallarëve të vendit! Natyrisht, nëse do ta kishte këtë synim, atëherë nuk do ta arrinte epitetin e “Posllushnikut” kurse Shaqir Fetait i intereson pikërisht institucionalizimi i këtij epiteti! Sepse, me këtë epitet Shaqir Fetai do të përfitonte ekskluzivisht për vete, sepse, fundja, kjo i intereson atij, ta përmbyllë karrierën e vet si “reis” pasi reisit paraprak, atij që e pati mburojë në karrierën e vet, ia nguli thikën deri në kockë!

Çka u desht të bëjë Shaqir Fetai? Të jetë palë me pushtetin apo të luante opozitarin e fuqishëm! Të kërkojë regjistrim të popullatës apo të dilte e të thoshte se, ne e dimë se sa jemi, kemi statistikat tona burimore, ndaj mos luani me numra se nuk do t’i pranojmë rezultatet e kurdisura politike!

Asnjë nga institucionet nuk mund të jetë aq efikase dhe aq e besueshme në numrin e përgjithshëm të popullatrës shqiptare, turke, rome, boshnjake, torbeshe, se sa mund të jetë BFI-ja.

Rreth 800 xhami-pika regjistrimi, ku do të oblgoheshin të gjithë mexhliset e xhamive që t’i regjistrojnë banorët që përbëjnë xhematin e xhamisë apo të, katundeve, apo të lagjeve gjegjëse!

Ky qëndrim i Institucionit të vetëm mysliman, me karakter drejtues dhe përgjegjës, do të mund t’i vinte para një sprove fatale “organizmat nëntokësore” që bëjnë politikë sa për të krijuar një “popull” të emërtuar si “populli i përqindjeve”!

Për ta ndërmarrë këtë hap, pa dyshim, që duhet të jeshë personalitet me lidership të patundur e të pakërrusur deri në përdhe! “Posllushniku”, Shaqir Fetai, i cili për karrierë prej “reisi” ka lënë hipotekë çdo gjë morale (nëser ka pasur diçka nga moralja), e ka shmë të qartë se nuk mund të funksionojë pa këtë epitet! Vetëm si “Posllushnik” ai mund të bëjë karrierë e jo për ndonjë vlerë apo kapacitet që mund të ketë, sepse, është aq i mençur për të kuptuar se është tërësisht i pavlerë. Tani, epiteti “Posllushnik” e zhvesh nga të gjitha ndjenjat, e bën substancë që helmon çdo vlerë që mund t’i sillet vërdallë tij!

Pas Luftës së Dytë Botërore pati një Parti Komuniste, pati komunistë, pati shumë shqiptarë komunistë, madje për pesëdhjetë vite mbarë populli shqiptar u bë “popull komunist”! Megjithatë, pati edhe lëvizje hoxhallarësh që e kundërshtuan këtë pushtet, pati nga hoxhallarët që u kalbën burgjeve jugosllave për idealin e tyre kombëtar e fetar, pati ideal për t‘iu kundërvënë komunizmit, marksistave-leninistave, titistave-enveristve që e synonin përfundimin e eksperimenteve antihumane kundër shqiptarëve. Sot, shkruhet e lavdërohen pikërisht këta personalitete hoxhallarësh! “Posllushnikët” e komunizmit si dhe tërë lidershipin shqiptar e mysliman të kësaj ideologjie, e ke në procesin e fermentimit nëpër plehërat kontaminuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…