Ambasadori i ri i Kosovës në RMV, Florian Qehaja, i sapo emërtuar në këtë detyrë, këto ditë ka realizuar një mori takimesh me shumë institucione shtetërore e jo shtetërore të vendit, paskësh realizuar një vizitë edhe në BFI. Është kjo përtej detyrës protokolare, në funksion të analizimit të filozofive gjegjëse të veprimit! Ambasadat nuk janë vetëm përfaqësim reprezentativ i vendit, por edhe mbrojtëse të interesave kombëtare që mund të dëmtohen nga vendi ku përfaqësojnë

Nga Adelina Shabani

Në Maqedoninë e Veriut qenka emëruar ambasador biri i një prej personaliteteve të shquar shqiptar, gjeneral Ramadan Qehaja, i cili, si udhëheqës i Akademisë së TMK-së, ka dhënë kontibut të pamohueshëm në mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës. Florian Qehaja, me t’u emëruar në postin e ambasadorit të Kosovës në RMV ka realizuar një mori takimesh me qëllim që të njohtohet drejtë për drejtë me personalitetet drejtuese të vendit, me synimet e tyre, me politikat e tyre të ndryshme për vendin dhe, përgjithësisht për rajonin! Në axhendën e tij ka qenë edhe takimi me Shaqir Fetain, pasi që me të ndërlidhen shumë informacione që kanë të bëjnë me radikalizmin dhe ekstremizmin fetar ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me pretendime për t’u shtrirë edhe në viset e tjera etnike shqiptare. Dhe, çka do të fliste tërthorazi Shaqir Fetai kur ambasadorin në fjalë e pret bashkë me Mustafa Dautin, njeriun më kontravers në këtë shtet, njeriun më të përfolur për imoralitet dhe për veprime antikombëtare në këtë hapësirë.
Shaqir Fetai i paska uruar shëndet e suksese si dhe i paska ofruar zotëri ambasadorit gatishmrinë për bashkëpunim në sfera të ndryshme!
Ky abdalli mendon se Ambasadoi i Kosovës në Maqedoninë e Veriut është për t’ia përmbushur “axhendën” Shaqir Fetait, duke e thelluar “bashkëpunimin” në mes të BFI dhe Ambasadës së Kosovës! Të vetmën bashkëpunim që e synon Shaqir Fetai është këmbimi i “informacionev” (mundësisht, sa më sekrete), sepse ato i duhen “zyres autonome” të Shaqir Fetait!
Shaqir Fetai i paska shprehur “gatishmërinë për një afërsi vëllazërore dhe bashkpunim të mirëfilltë”! Deshti apo jo Shaqir Fetai, shqiparët janë vëllezër dhe hiç nuk kanë nevojë për “afërsinë” e Orao-s! Paska kërkuar bashkëpunim të mirëfilltë?! Po deri më tani, çfarë paska qenë ai bashkëpunim në mes të BFI dhe Ambasadës së Kosovës! Për çfarë bashkëpunimi të mirëfilltë po pretenduaka Shaqir Fetai! Ky është tërësisht në aut!
A mund të pritet bashëpunim i mirfilltë në momentin që figura reprezentative e Kosovës pritet me Mustafa Dautin? Kush është Mustafa Dauti? Si ia prezantoi këtë “slikë” ambasadorit të Kosovës? Çka i tha, përveçse rrena dhe vetëm rrena! Dhe, mbi rrenat Shaqir Fetai pretendon bashkëpunim me ambasadorin? Shaqir Fetai e ka fyer ambasadorin, e ka ofenduar Kosovës, e ka njollosur personalitetin e Familjes Qehaja! A i tregoi zotëri ambasadorit se çfarë personi i ligë është Mustafa Dauti, a i tregoi se është i kapur prej tij dhe se nuk mund t’i lëvizë asnjë hap; a i tregoi se është duke bërë përpjekje maksimale për t’u liruar prej tij! A mos i tha se ka deponuar një deklaratë në prokurori e cila do t’ia hajë kokën Mustafa Dautit! Pse e dha këtë deklaratë! A mos paska ngritur prokuroria e shtetit ndonjë proces kundër Mustafa Dautit me të cilin e pret pinjollin e Familjes Qehaja?!
Si Shaqir Fetai ashtu edhe Mustafa Dauti hanë në të njëjtin grazhd, janë të lidhur me të njëjtin “kërpesh”, ndaj dhe janë të pandashëm në pritjen dhe njollosjen e personaliteteve kombëtare! Fatkeqësisht, e kanë kapur edhe Institucionin mjaft të rëndësishm, ndërsa vizitat bëhen për nder të Institucionit dhe jo për nder të bashkëpunëtorëve të shërbimeve serbo-ruse! Shaqir Fetai asnjë delegacion tjetër nuk e pret me Mustafa Dautin, porse vetëm ato delegacione nga institucionet kombëtare. Është detyre e shërbimeve që ngrisin kapacitete zbuluese dhe kundërzuluese!
Ambasadori e paska falënderuar për këtë “pritje vëllazërore”! Po kujt nuk i organizoi “pritje vëllazërotre” Shaqr Fetai? Pritje vëllazërore i organizoi edhe delegacionit rus, bashkëpunëtorë të Putinit, me të cilët devalvoi shumë personalitete kombëtare të vendit duke u organizuar “takime vëllazërore”! Është e rrejshme ajo “pritje vëllazërore” që organizohet me Mustafa Dautin! Shaqir Fetai dhe Mustafa Dauti janë në po të njëjtat valë të lumit të turbullt, i cili kurrë nuk mund të jetë i bereqetshëm. Së shpejti do t’ju dalin mutsihanet në sipërfaqe, por atëherë, vallë, çfarë do të na thotë Shaqir Fetai! Ka qenë i manipular nga Mustafa Dauti, apo, ka qenë i detyruar nga “motivuesit misterioze” për të bashkëvepruar me Mustafa Dautin! Nëse ka qenë i detyruar dhe, ndërkohë është i pastër, kurrë nuk do të pranonte që të realizohet një takim në mes të pinjollit të Familjes Qehaja dhe Mustafa Dautit. Kjo dëshmon se edhe më i zi se Dauti, është vetë Shaqir Fetai!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Problemi i parave: Edhe sa kohë mund ta vazhdojë Rusia luftën në Ukrainë?

Nga Robert Farley “19 Forty Five” Edhe sa kohë ka mundësi Rusia…

Sejdiu: Rugovës ia bllokuan fondet, ai e dinte se lufta do të ndodhë

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i është kthyer…

A KA SY OPOZITA SHQIPTARE

Opozita shqiptare-myslimane nëse nuk denjon që ta ketë në fokusin e vet…

Vakëfi po dëmtohet nga hoxhallarët si dikur nga mbretëria serbe dhe sistemi komunist-ateist

(Edhe diçka rreth problemit të vakëfit të cilin e trajton z. Aziz…