Pa kaluar akoma dy muaj, dolën sheshit të palarat e Shaqir Fetait në diasporë. Pritet skandal i madh dhe, revoltë gjithëpopullore, sepse tashmë me të madhe po fltet për misionin e Shaqir Fetait që e filloi kohë më parë në disa qytete të Zvicrës, ku diaspora jonë ka qendrat e veta islame

Këto ditë, Shaqir Fetai, instalacioni i pushteti aktual maqedonas në krye të BFI-së, paska raportuar para anëtarëve të “rijasetit” të tij, i cili, pa dyshim që mbetet ilegjitim deri në ditët e Kijametit, rreth vizitës së tij që e pati kohë m parë në disa qendra të Zvicrës, aty ku diaspora jonë tashmë ka ngritur qendrat e veta islame. I shoqëruar nga imami i xhamisë “El-Hidaje”, në St. Gallen dhe, njëherësh edhe kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, ka qëndruar në disa qendra ku banojnë e veprojnë edhe një numër i madh i mërgimtarëve tanë, si në: Sulgen, në St. Gallen, në Luzern, Cyrih, në Frauenfeld etj. Natyrisht që, nuk ka raportuar për misionin e tij të saktë, e që paska qenë të përgatisë terren për t’i instaluar njerëzit e vet, ata që ia sugjerojnë nga nëntoka dhe, nuk ka raportuar as për faktin që është bojkotuar masovikisht.
Rreth kësaj vizite të turpshme të Shaqir Fetait, na kanë shkruar një grup imamësh dhe këshilltarësh xhamish të këtyre qendrave, duke na treguar arsyen e bojkotimit të xhematit që ia kanë shprehur Shaqir Fetait! Ka pasur xhami ku Shaqiir Fetai është pritur prej disa aktivistëve që paskan qenë nën trysninë e disa personave të cilat as që kanë ditur se cila është loja e vërtetë që fshihet pas kësaj vizite që i ka zënë që të gjithë në befasi! Askush nuk ka pasur informacion se cili është qëllimi dhe çka synohet me këtë vizitë “zyrtare”, në një periudhë kur nuk ka pasur kurrfarë aktiviteti fetar!
Grupi i imamëve dhe i aktivistëve të xhamive që na kanë shkruar hedhin dyshime se, Shaqir Fetai ka pasur mision që të hapë filiale të UDB-së edhe në qendrat islame të diasporës në Zvicër. Ata këtë e lidhin me terrenin që janë munduar ta përgatisin bashkarisht Shaqir Fetai e Mehas Alija, duke nxjerrë në pension imamë të dashur për xhematin e Zvirës dhe duke u përgatitur që t’i zëvendësojnë me njerëz të Shaqir Fetait, të cilët, pa dyshim që janë të padëshirueshëm për xhematin e diasporës sonë. Ata thonë se, do të shpërthejnë skandale të njëpasnjëshme, me përmasa të paparashikueshme. Shaqir Fetait i është tërhequr vëretja për këto pasoja, por ai as që ka denjuar të shpreh më të voglin shqetësim. Insistimi i tij është që nëpër vendet kyçe të qendrave tona të instalojë njerëz të vet, kurse askush nuk e kupton se pse ky insistim i tij kaq këmbëngulës.
“Ne e dimë se kush është Shaqir Fetai, tashmë kemi informata të sakta dhe burimore. Kush këmbëngulë që të ketë gjithandej “njerëz të vetë” nëse jo personi që ka mision të shërbimeve sekrete. Deri më sot asnjë kyetar i komuniteteve tona në rajon nuk ka insistuar në ndërrimin e imamëve apo të aktivistëve të qendrave tona me njerëz të vetë. Një shërbim të tillë kurë nuk e ka kërkuar as kryetari i komunitetit mysliman të Kosovës, as ai i Shqipërisë, por as ish-reisi i Maqedonisë, H. Sulejman ef. Rexhepi. Këtë lojë dëshiron ta luajë Shaqir Fetai. Por nuk e kuptojmë se pse kësaj “kënge” të pistë ison ia mbanë ky “kryetari” ynë, Mehas Alia! E kemi diskutuar qysh kur ka nisur të qarkullojë dokumenti i UDB-së që flet qartë se në cilët ujëra noton Shaqir Fetai! Madje ka pasur qëndrime që të bojkotohet rreptësisht, kurse tash në bisht të Shaqir Fetait i qëndron edhe Mehas Alija”, na shkruajnë disa imamë dhe aktivistë të qendrave islame të Zvicrës!
Pa dyshim që Shaqir Fetai, sipas letrës më të gjatë që na ka arritur në inbox, e synon përçarjen e diasporës sonë, insistimi i tij që të instalojë njerëz të vetë nëpër xhamitë e qendrave islame në diasporë, flet se, Shaqir Fetait i duhen vegla, marioneta edhe në diasporë!
Fill pas kësaj vizite Shaqir Fetai ka qëndruar edhe në Strugë ku ka thurrur elozhe të pakuptimta, ka thurrur epitete idiotike për të ashtuquajturin Myfti i Stugës, Salim Sulejmanin, i cili del që ka lidhje të afërt me Mehas Alijën, ndërsa ky ka marrur porosinë e Shaqir Fetait që ta çojë deri në fund kërkesën e tij: t’ia pastrojë terrenin për të instaluar “shpiunqiça” të Shaqir Fetait nëpër xhamitë e diasporës.
Krytari i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër duhet të ketë shumë kujdes që mos të bie në këtë grackë dhe të kalojë, prej një hoxhe klasik, në nxënës klasik i bashkëpunëtorit profesionist të Stanko Dragoviqit, oficerit të UDB-së serbe i cili personalisht e ka përgatitur për “karrierë të mistershem” Shaqir Fetain.
Letra e imamëve dhe aktivistëve të qendrave islame të shqiptarëve në Zvicër, përfundon me: “Vëllezër të dashur, ju lutemi, publikojeni letrën tonë, angazhohuni edhe ju të parandaljmë këtë lojë të rrezikshme të Shaqir Fetait, e cila do të shkaktojë skandale dhe pasoja afatgjate të paparashikueshme. Në emër të fesë islame dhe për hirë të Allahut, e kemi borxh që ta stopojmë djallëzinë e turpshme të Shaqir Fetait. Ta dëbojmë djallin nga mesi ynë, sa nuk është bërë vonë”, përfundon letra e bashkëatdhetarëve tanë që drejtojnë dhe përkujdesen për xhamitë në vendbanimeve të tyre.(Lajme7)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…