Vetëm me ndihmën e policisë shtetërore, të cilën e ka kërkuar drejtori i Medresesë Isa Beu, Ibrahim Idrizi, është bërë e mundshme nxjerrja jashtë e Shaqir Fetait, “reisit” të instaluar në krye të BFI-së nga pushteti aktual, i cili për dy orë është mbajtur “peng” nga punëtorët dhe stafi akademik i kësaj shkolle të mesme profesionale

Këto ditë, me rastin e mbylljes së vitit akademik 2020/2021, në Medresenë Isa Beu të Shkupit ka prezantuar edhe Shaqir Fetai me disa bashkëpunëtorë të vetë. Fatkeqësisht, prezenca e tij ka irituar disa punëtorë e profesorë nga stafi akademik, të cilët janë ndjerë të provokuar nga përfshirja e tij në këtë event.
Eeventi në fjalë ka marrur rrjedhë krejt tjetër sapo është futur brenda “reisi” i instaluar dhunshëm në krye të BFI-së, me ç’rast, të punësuarit në këtë Medrese kanë insistuar që të zhvillojnë debat mbi shum çështje, mbi shumë premtime e gënjeshtra që u janë ofruar si “program” dhe si premtime të cilat do t’i zgjidhin të gjitha problemet e Medresesë.
Një numër nga të punësuarit në Medrese, haptazi kanë shprehur revoltë kundër prezantimit të tij si “reis” i cili nuk përfaqëson askend përveçse interesat partiako-politike të segmenteve të caktuar të pushtetit aktual. Profesorët nuk kanë dashur të dëgjojnë asnjë fjalë, asnjë premtim, asnjë gënjeshtër nga njeriu i cili në mënyrë permanente shkelë Kushtetutën e BFI-së si dhe të gjitha aktet e mundshme normative që janë pjesë e funksionimit institucional të BFI-së.
Në momentin kur disa punëtorë kanë mbyllur derën e Medresesë me çelës dhe kanë kërkuar që të dëgjojnë zgjidhje nga ana e Shaqir Fetait për shumë probleme që janë akumuluar në këtë shkollë të mesme profesionale, Shaqir Fetai është ndjerë i rrezikuar dhe ka kërkuar nga drejtoria që të kërkojnë ndihmë nga policia e shtetit.
Dy orë më vonë, falë intervenimit të policisë së shtetit, është mundësuar nxjerrja e Shaqir Fetait jashtë ambientit të Medresesë.
Të punësuarit në këtë Medrese tani më kanë filluar haptazi ta refuzojnë dhe mos ta njohin për drejtor Ibrahim Idrizin, i cili, në rastin konkret, në vend se t’i mbrojë interesat e punëtorëve dhe arsimtarëve të Medresesë, ai është pozicionuar në mbrojtje të interesave të Shaqir Fetait. Të punësuarit ndaj Shaqir Fetait kanë pasur vetëm një kërkesë: të dinë se kur do ta akreditojë medresenë dhe se a do të ndodhë që në këtë vit akademik t’i dëbojnë apo edhe mos t’i pranojnë nëpër fakultete shtetërore medresantët e kësaj shkolle!
Ka kohë që po flitet se situata në këtë shkollë të mesme profesionale aspak nuk është e volitshme dhe se shumë shpejt pritet eskalim i ndonjë ngjarje të padëshirueshme. Gjesti i drejtorit aparatçik tashmë i ka revoltuar edhe më shumë të punësuarit dhe, situata do të përkeqësohet dhe nuk do të ketë qetësim deri në ndërrim të drejtorit, ndërsa këtë ndërrim nuk do të guxojë ta bëjë Shaqir Fetai, sepse, stafi akademik i Medresesë i paskan thënë Shaqir Fetait se nuk do të respektojnë asnjë vendim që do të vie nga ai si person i cili nuk njeh Kushtetutën e BFI-së dhe që është instaluar në krye të BFI-së në kundërshtim me tërë rregullativën e këtij Institucioni. /Lajme7/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…