Derisa po kënaqej nëpër Zvicër, Shaqir Fetait i erdhi një ftesë nga Maqedonia e Veriut dhe, pasi i verifikoi mirë gjërat, vendosi që të ikë nga xhematet e Zvicrës. I erdhi ftesa nga Hallk Banka dhe, kur e mësoi restorantin se ku do të shtrohet një ifatar i begate dhe, me të kuptuar se cilët personalitete do të merrnin pjesë në atë iftar, Shaqir Fetai vendosi që t’ua kthejë shpinën të gjithë atyre xhemateve në Zvicër që kishin shprehur dëshirê të bëjnë iftar me “reisin” e tyre. Fluturimthi erdhi në Shkup dhe drejt e në restorant, si i babzitur, si llaskuc i përjargur.
Drejtuesit e Hallk Bankës ishin përkujdesur që t’i nderojnë disa personalitete me mirënjohje speciale nga Banka. Shaqir Fetain nuk e kishin përfshirë në atë grup personalitetesh për t’ia dhënë ndonjë “dekoracion”, as ndonjë mirënjohje për  donjë kontribut të veçantë. Thjesht, nuk e kishin bërë hesap! Ky gjest i Bankës si dhe fakti që nuk i dhanë fjalë për përshëndetje por vetëm ia ofruan që ta bëjë aminin e darkës, e kishte irituar tej mase Shaqir Fetain, i cili përkthyesit të vet i kishte folur mbi këtë mosrespekt dhe lëshim të palës turke dhe ia kishte përfolur tërë këtë organizim. Po thuajse në mënyrë demonstrative kishte dalur nga restoranti i cili nuk i kishte ofruar Shaqir Fetait kurrfare ambienti të ngrohtë. Shaqir Fetai është prej atij soji që ta ha buken e ta përplasë kupën!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Cakaj telefonon Roth: Presidenca Gjermane e KE, vëmendje maksimale për Ballkanin Perëndimor

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi…

Rëndohet aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (DOKUMENT)

Aktakuza ndaj katër drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim…

Rama: Shëndetësia në Shqipëri mund të kthehet në pikë referimi për rajonin

Kryeministri shqiptar Edi Rama, deklaroi të enjten se shëndetësia në Shqipëri mund…

Mbyllen bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në kufi me Bjellorusinë kanë përfunduar. Lajmi…

Një serbit në Vushtrri i sekuestrohen kallashë dhe municion

Hetuesit policorë kanë kontrolluar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin…