(Në paraqitejn e vet të fundit në opinion, përmes një “interviste” në një televzion nacional, Shaqir Fetai, veç të tjerash, mundohet të na rrëfejë se si po e dashkëkan tepër shumë myslimanët e vendit. Mbi njëmilion myslimanë (!) po “vdiskan” për të! Atëherë pse përhap lajme se ndjehet i kërcnuar? Nga kush? Në vazhdim do ta analizojmë përgjigje për përgjigje)

Nga Demir Zimeri

Për herë të parë përmes kësaj paraqitje opinioni merr vesh se dikush na e paska kërcnuar Shaqir Fetain? Po pse të kërcënohet? Nga kush të kërcënohet? Pse nuk del me emër e mbiemër? Kush e ka kërcënuar? Natyrisht, askush, porse, meqë ky e ndjenë veten se gjithnjë e më shumë po bëhet i padëshirueshëm si instalacion i pushtetit maqedonas, meqë ndjenë se diku do t’i tëkërlitet shalli, atëherë kërkon mbrojtje fizike, siguri policore!
Dhe, tani, meqë qenka i siguruar nga policia maqedonase, Shaqir Fetai si “qura në mjegull” del dhe krekoset nëpër xhemat, të porositur që të dalin e ta presin! Shkon në një katund me 1500 banorë, ndërsa dalin dhe e presin nja 30 persona (le të jenë edhe 200!) dhe ky pastaj ta trajtojë si “atmosferë impozante”, “pritje e ngrohtë vëllazërore” etj. Janë xhemat i stisur, i porositur, i përbërë nga pjesëtarë të familjeve të mëdha me të cilët i lidhë ndonjë interes meskin, ata dhe Shaqir Fetain!
Ku po shkuaka Shaqir Fetai po u formuaka (!!!) “ambient madhështor”! Po pse, Shaqir Fetai, gjatë muajit Ramazan, nuk ishte asnjë sekond, bie fjala, në terrenin e Myftinisë së Kumanovës, edhe pse rrenë dhe thotë se ishte?
Shaqir Fetai keqpërdor edhe televizionin nacional për të dëshmuar se është në “union” me Sulejman ef. Rexhepin për sa i përket vlerësimit të numrit të myslimanëve në Maqedoninë e Veriut. Efendi Rexhepi gjithnjë ka këmbëngulur që në këtë shtet jetojnë më se 1 milion myslimanë dhe se kurrë nuk ka pranuar kurrfarë statestike dhe as vlerësimesh “zyrtare” që i kanë nxjerrë myslimanët e vendit nën 1 milion! Statistikat e fundit zyrtare, të cilat nuk i komentoi i vetëm Shaqir Fetai, myslimanë në vend nuk nxjerrin më shumë se 700 e ca mijë! Kurse Shaqir Fetai thotë se vlerësohet dhe pritet “ngrohtësisht” nga më shumë se një milion myslimanë në vend (këtë nuk e nxjerr nga goja si konstatim dhe si analizë e tij apo institucionit të tij, por e nxjerr si “gafë”)!
Respektin e myslimanëve të vendit ndaj BFI-së si Institucion dhe ndaj institucionit hoxhë, Shaqir Fetai nuk guxon ta keqpërdorë dhe të manipulojë se ja, sa po e duakan! Nuk ka shqiptar në Maqedoninë e Veriut, nuk ka mysliman në këtë shtet që e do një recidivë të UDB-së, që e do një mynafik, që e do një tradhëtar dhe një ngulës të thikës pas shpine! Këtë e di edhe Shaqir Fetai, prandaj, pikërisht në këtë njohje të personalitetit të vet, ka bazën ajo frikë e tij se do të sulmohet ndonjë ditë dhe se, më mirë është që të ruhet dhe të sigurohet. Me këtë gjest Shaqir Fetai ka vulosur shoqërinë tonë myslimane si “shoqëri ekstremiste” prej së cilës duhet të ruhet me polici! Një teolog i pahipotekuar, i pa ngarkuar me djallëzira e me spiunllëqe, me akte amorale e me shigjetime të eprorëve të vet, nuk ka pse të kërkojë mbrojtje policore, sepse, natyrisht që ai duhet dhe respektohet prej të gjithëve!
Në mesin e myslimanëve, dikur, po të futej edhe një udbash, “të gjithë” dilnin e pritnin, me flamuj e me lule, sepse kjo ishte porosi e prerë, duhej të respektohej “instucioni” ndonëse urrehej personi! Myslimanët sot e respektojnë Institucionin hoxhë, kurse Shaqir Fetai antihoxhë, e keqpërdorë këtë mirësjellje dhe e paraqet si dashuri e respekt “të maaadh” që paska xhemati për të!
Shaqir Fetai qenka habitur për të mirë sepse në “lëvizjet e tij gjatë Ramazanit” xhematlinjtë e paskan pritur mirë, në çdo xhami ku qenka futur! Po çka paska pritur Shaqir Fetai, të zhgënjehet, të dëbohet apo edhe ta hajë ndonjë shqelëm bythës në xhami! Shkupjanët kur shkojnë në xhami ata shkojnë për t’u lidhur pas imamit e për t’iu dorëzuar tërësisht Zotit, pra, ata në xhami shkojnë për atë lidhshmëri të shenjtë në mes të tyre dhe Zotit të tyre, e nuk shkojnë për ta pritur apo për ta zhgënjyer Shaqir Fetain! Ky po që është tërësisht i shkalluar nga trutë!
Xhemati i Kavadarcit qenka nderuar shumë me prezencën e abdallit në mesin e tyre, paska qenë ëndërr që ta shohin “reisin” e tyre! Po sa herë ka qenë në jetën e vet Shaqir Fetai në mesin e kësaj “pakice myslimanësh” në Kavadar? Po pse kjo ëndërr kaq e gjatë? Sepse po lëvizkëka shumë, çdo ditë Gostivar-Shkup dhe anasjelltas! Po le të dalë në opinion Shaqir Fetai dhe le t’ua tregojë myslimanëve të vendit se cila është ajo shumë nga fitrat e tyre që ia mbulon këtë lëvizje të kotë Shaqir Fetait! Çdo ditë minimum nga 100 euro, ardhje nga Gostivari në Shkup, për të pritur dashamirë të çajit që ky duhet t’u japë “dekoracione” kot e kot, që ky t’i takojë bashkëveprimtarët e vet në rrënimin ditë e nga pak të Institucionit të BFI-së, që ky ta deziorientojë xhematin mysliman, edhe atë, duke filluar nga Shkupi (ndonëse dhe më herët u përpoq që ta destabilizojë nga Tetova dhe Kumanova por që nuk ia doli!!!)
Përgjigjen e rrumbullakson me një përpjekje për ta fshehur një krim për të cilin Shaqir Fetai gjithësesi që do të përgjigjet! Thotë se, ndjehet shumë i lumtur që në vitin 2021 e paska stabilizuar ekonomikisht BFI-në! Po si e stabilizoi kur dihet që fitri dhe zeqati ishte përgjysëm më i vogël në krahasim me vitet e më parshme, për të cilat Shaqir Fetai thotë se kanë qenë vite të krizave të rënda ekonomike si pasojë e keqmenaxhimti dhe hajnisë, ndonëse i ka legjitimuar dhe përkrahur që të gjitha dukuritë e shëmtuara vetë Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai, letrat në vlerë, të dhëna përgjatë procesit të decentralizimit të vakëfit, i quan “stabilitet ekonomik”! Janë me miliona euro, që pushteti i cili e instaloi, ia dha pikëisht këtij që ky t’ia dalë ta blejë mirëqenien në BFI! Shaqir Fetai me ato para deri më sot nuk ka blerë asnjë centimetër katror vakëf të ri. Aktet normative të BFI-së por edhe parimet islame thonë se vakëfi mund të tjetërsohet e të shitet vetëm për një vakëf më të mirë! Sa vakëf shtoi Shaqir Fetai në Shkup? Sa para i mori? Ku i la ato para? Kjo është “mirëqenie ekonomike”? Kjo është grabitje, Shaqir Fetai dhe, për këtë grabitje pa dyshim që një ditë do të ketë përgjegjësi penale! Myftinia e Shkupit deri më sot është dashur të pajiset me mijëra e mirjëra metra katëror në objekte dhe jo në fusha djerrina ku as djalli nuk i bën vezët! Paratë e vakëfit i hëngër Shaqir Fetai, e bleu “mirëqenien” dhe “revoltën” e të tjerëve. Por, çka do të bëjë tani kur do t’i shpenzojë të gjitha letrat në vlerë?! Do me thënë, do të dorëzohet para revoltës masovike të hoxhallarëve dhe të opinionit, e! Kjo do ta gjejë shumë shpejt hipokritin!

(vazhdon)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

A ka turpi brirë

“Sekretari gjeneral” i Shaqir Fetait, Irsal Jakupi, ka nisur të merret me…

Muaji i Kombit Shqiptar

Asnjë populli në botë nuk i ka ndodhur, pas sprovave të shumta,…

Artikuluesi artistik i rrenës

Është prej mëkateve të mëdha që mos të reagoshë pas rrenës publike!…

Po thonë Asociacion me kompetenca ekzekutive që nuk cenon rendin Kushtetues të Kosovës, por ky është eksperiment për shkatërrimin e shtetit!

Shkruan: Faik Krasniqi / Ky Asociacion është bosnjëzim. E kemi parë që…