(Në bisedën në një televizion nacional, me rastin e Ditës së Fitër Bajramit, Shaqir Fetai paraqitet mundohet t’i qortojë partitë që po lejojnë të fetarizohen. Ai, po ashtu, i hedh poshte shpifjet se BFI-ja po politizohet, sepse, sipas tij, për t’u politizuar ky Institucion duhet që Shaqir Fetai, me xhube e me shall, të ngjitet në një skenë partiake gjatë fushatave. Hoxhallarët qenka në të drejtën e tyre individuale për t’u marrur me politikë e për të agjituar për parti të ndryshme! Ec e mos ia bukos gojën në papçe, abdallit)

Nga Demir Zimeri

Shaqir Fetai, kah fundi i inervistës së porositur për të thënë kopalla në një televizion nacional fill pas Muajit të Ramazanit, muaj ky nga më të dështuarit në historinë e BFI-së për sa i përket aktiviteteve programore që e shënojnë bujshëm për çdo vit Muajin e Mëshirës (nuk kishte përmbajtje tematike, pa përmbajtje artisike, kreative, humane, pa aktivitete të reja, përtej atyreve të klishetizuara dhe monotone), pra, kah fundi i intervistët flet edhe për akreditimin e Medresesë! Garanton fuqishëm se do të bëhet akreditimi, meqë e paska marrur në shqyrtim Parl(l)amenti i Maqedonisë së Veriut, ndonëse nuk paska marrëveshje qeveriare, por ama paska marrëveshje dhe gatishmëri për përkrahje nga të gjithë subjektet shqiptare-myslimane si dhe, përkundër faktit se Kisha Ortodokse Maqedonase nuk paska interesim për ta akredituar shkollën e tyre të mesme. Tani, shiheni abdallin, meqë duhet të ndërrohet dhe Kushtetuta, gjithësesi, madje edhe për akreditim të Medresesë, në Kushtetutën e re si dhe në ligjin e ri për arsim, konform ndryshimeve kushtetutare, sipas Shaqir Fetait, do të evidentohet vetëmse Medresja, sepse të tjerat nuk paskan shprehur dëshirë. Kur të shprehin dëshirë ata, do t’i hymë edhe një herë procedurës të ngjashme si për Medresenë! A është i qartë se çka pallamudë Shaqir Fetai? A është i vetëdishëm se çka premton?
Shaqir Fetai madje e pranon se Medresantët nuk mund të regjistrohen as në Fakultetin e Shencave Islame, ndërsa nga ana tjetër, medresantët participojnë për shkollimin e tyre, kurse Shaqir Fetai e çanë gurmazin duke kërkuar fitra e zeqat për medresantët e Medresesë “Isa Beu”!
Shaqir Fetai e pranon që nuk është i “kërcënimeve”, e pranon se nuk ka forcë, (është shtalb), pa gjakë, për t’i rënë grusht tavolinës dhe për ta përshpejtuar këtë nevojë imediate për fëmijët tanë! Nuk jam i reagimeve, thotë, por ama, nëse dështon iniciativa, atëherë, thotë Shaqir Fetai, do të ulemi, do t’i analizojmë shkaqet, arsyet, dhe do të shohim se çfarë hapa duhet të ndërmarrin që sërish ta ngrisim iniciativën për ta akredituar! Deri atëherë, sërish dhe sërish, myslimanët e vendit vetëm duhet të japin fitra e zeqate për medresantët, të cilët, vetë more e paguajnë shkollimin, prej xhepit të tyre dhe, tipat si Shaqir Fetai, ua cungojnë mundësinë e shkollimit të mëtejmë, i këpusin në kurriz, i lënë në baltë, pa të drejtën për t’u avancuar me shkollim sipëror!
Aaa, herave të mëparshme regjistrimi i medresantëve paska ndodhur me urdhër të ministrit të arsimit! Epo kush ishte ai që ia fuste dy këmbë në një këpucë ministrave? Në fakt, cilët ishin ata ministra që kishin respekt të paluhatshëm ndaj kërkesës së reisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi që medresantët mos të pengohen në regjistrim nëpër fakultete ku të dëshirojnë vetë ata? Po pse një kërkesë të tillë eventuale nuk e përfillin ministrat aktualë që “bashkëpunojnë” ngushtë dhe ngrohtësisht me Shaqir Fetin? Apo është kërkesë interne e vetë Shaqir Fetait që ta pengojnë akreditimin!
Tërë ky idiotizëm i Shaqir Fetait, ky deklarim i pafuqisë së tij, kjo tallje me medresantët, nën refrenin monoton “pas Bajrami, pas Bajramit”, duhet të merret frymëzim prej medresantëve dhe të ngriten vetë në këmbë, vetë të marrin masa deri në akreditim dhe, si kërkesë të dyt, ta kenë heqjen e participimit, të sigurojnë shkollimi falas, si dikur, sepse, për çka po jepen fitri dhe zeqati si dhe kontributet e tjera të myslimanëve të vendit! E drejta për shkollim nuk guxon të premtohet pas çdo bajrami, e drejta për shkollim, në të gjitha nivelet, duhet të garantohet në themel të shtetit, e as të jetë meritë e Shaqir Fetahave por, thjesht, duhet të fitohet nga vetë nxënësit, si shkollimi ashtu edhe garancat e paluhatshme institucionale për shkollim!
Gazetarja e pyet bashkëbiseduesin e vet cung se si qëndron puna me financa, ka Bashkësia fetare Islame financa për t’i paguar hoxhallarët, Shaqir Fetai ndërhynë me cinizmin e vet dhe kërkon që mos të brengoset askush se përpara e paskemi edhe organizimin e Haxhit që qenka burim ndër kryesoret financiare për BFI-në!
Shaqir Fetait sivjet i kanë rrjedhur burimet financiare, i kanë ikur, sepse është i shantazhuar, sepse është i injoruar, ai nuk e pranon këtë por, shumë shpejt do ta ndjejë! Sepse, ka nga “bashkëpunëtorët” e vet (fërëistë, vehabistë, selefistë, sektashistë të ndryshëm) që 20-30 vite kanë vepruar dhe janë angazhuar kundër BFI-së dhe kundër jetës institucionale islame. Kanë vepruar vetëm në interes të shoqatave dhe ideologjive të tyre. Tani ata janë katapultuar në sistem, por ama, nuk kanë më të voglën dëshirë për të punuar për BFI-në, ata vetëmsa e përdorin institucionin për t’i përforcuar shoqatat e veta prej nga janë futur në BFI. Sivjet, fitrat, zeqati, konributet vullnetare të myslimanëve tanë që i kanë dhënë në emër të Medresesë dhe jetës fetare institucionale, do të pësojnë “hemorogji” dhe, më se 80 për qind e të hyrave të dikurshme të BFI-së tani do të jenë bazë financiare e këtyre shoqatave të diskutueshme dhe anti-BFI!
Shaqir Fetai nuk e korrigjon gazetaren dhe nuk i thotë që mos të manipulohet nga rrenat e tij kur i thotë se BFI-ja paska 800 xhami e mbi 1200 “hoxhollarë” që po i paguaka! Gazetarja e pyet se a ka buxhet për t’i paguar hoxhallarët! Asnjë hoxhë nuk paguhet nga Shaqir Fetai! Le të tregojë cilin e paguan, le të tregojë se cilit hoxhë ia paguan kontributet pensionale-invalidore! Cili prej hoxhallarëve të Shaqir Fetait është me kartelë bankare dhe rrogën e tërheq nga sportelet apo nga bankomatet! Asnjë! Se mos të harrojmë, Shaqir Fetai i ka edhe nja 200 qendra islamike në diasporë që i mirëmbanë ky farë abdalli që, sipas tij, të gjithë ata i detyrohen financiarisht BFI-së!
Në mungesë të gjërave konkrete, Shaqir Fetait i ngelë të lavdërohet vetëm me “suksese imagjinative” dhe me projekte që nuk di as si hartohen, as si realizohen dhe as si materializohen! Po le t’i pyes bashkëpunëtorët e vet të cilët, ujin e mullirit financiar të BFI-së po e çojnë në jazin e “shoqatave” dhe “bashkësive fetare” të tyre!
Përkundër mbylljes totale për shkak të Kovidit 19, Shaqir Fetai ia paska dalur që t’i rrisë rrogat në FSHI me më shumë se 20 %, po ashtu po kaq i paska rritur edhe për stafin edukativo-arsmor në Medrese, po ashtu edhe myftinitë paskan funksionuar pa probleme financiare! Po ku i mori atë para ky farë “ekonomisti”? Hej, për 63 për qind paska dalur më i suksesshëm financiarisjht se një vit më parë! Të dhënat flasin se me fitër dhe zeqat vitin e kaluar ishte për 46 për qind më pak se një vit më parë! Atëherë, prej nga financat? Mos ishin para nga buxheti shtetëror në shenjë përkrahje për tradhëtinë e madhe që e bëri? Apo, ishin para nga decentralizimi i objekteve që kushtuan miliona dollarë e që i bëri rrush e kumbulla! Është, pa dyshim, ndërhyrja e shtetit, e qarqeve që e instaluan në krye të BFI-së, e atyreve që turpëroheshin e po çmendeshin nga dështimet dhe sjelljet idiotike të “instalacionit” të tyre dhe, meqë u vine inatë të dështojnë në “projektin ORAO”, i dhanë sa deshti lekë dhe, më në fund u ngrit në “lapidaren e budallallëqeve” të tyre! Shaqir Fetai mendon se sivjet, meqë u hapën dyert e Haxhit, do ta ketë më të lehtë! A ka bërë analizë Shaqir Fetai, para se të flasë budallallëqe se, cila është mosha e haxhilerëve tanë? Sa për qind e myslimanëve tanë shkojnë në haxh në moshën mbi 65 vjeçe. A ka ndonjë pasqyrë se sa prej këtyre që janë të gatshëm për të shkuar do t’i kenë marrur të dyja vaksinat! Po nëse nuk i kanë marrrur dhe nisin e marrin tani të parën vaksinë, kur do ta marrin të dytën dhe, cilat do të jenë pasojat shëndetësore të atyreve që do të mnguten me “ryshfet” për ta marrrur edhe të dytën! Po cila ishte kuota e caktuar për sivjet për haxhilerët nga Maqedonia Veriut!
Janë një sërë faktorësh që nuk premtojnë se sivjet haxhi do të jetë optimizues për Shaqir Fetain! Mos do të ndikojë në ulje të numrit të haxhilerëve të sivjemë edhe kriza botërore ekonomike! Shaqir Fetai edhe më tej është i bindur se sivjet do të ketë haxhilerë si asnëj herë më parë përgjatë këtyre 30 viteve.
Shaqir Fetai me gjasë shpreson se do ta marrë ndonjë donacion të dyshimtë financiar, ndërsa opinionin që tani dëshiron ta përgatisë se i ka nga “haxhi” dhe nga anëtarësia e të cilin e ka më të lartë në rajon! Duhet të përcillet veprimtaria e dyshimtë e këtij abdalli sepse, do të na marrë më qafë si fetarë të devotshëm por edhe si kombëtarë! Shaqir Fetai nuk i njeh limtet e budallallëqeve por as të vetëlavdërimeve prej mediokri!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pierre Richard Prosper: Gjykata Speciale është e padrejtë

Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje…

A jemi ne për një Hixhret

“Ata të cilët besojnë, emigrojnë dhe luftojnë në rrugën e All-llahut, edhe…

“Kushtet e BDl-së për qeveri”, Duraku: Kësaj i thonë po flas palidhje!

Nga Shefik Duraku / Kushtet e BDl-së për qeveri 1. Respektimi I…

ANALIZA/ Përballja me Kinën për Tajvanin po afrohet, SHBA duhet të marrë qëndrim

Nga Hugh Hewitt/ Ne jetojmë në kohë të rre zikshme, jo vetëm për…

Rushiti: Shaqir Fetai e rrenë edhe vetëveten e jo më myslimanët

A e dini pse rrenë Shaqir Fetai? Sepse është edhe injorant, por…