Një sferë e madhe metalike që është shfaqur në një breg në Japoni ka hutuar vendasit dhe ka shkaktuar një ‘stuhi’ spekulimesh.

Autoritetet nuk mund të thonë ende se çfarë është – madje as policia apo skuadra e bombave të dërguara për të hetuar, shkruajnë mediat e huaja.

Por ajo që dihet është se është e zbrazët – dhe jo një kërcënim – dhe se është gjetur në qytetin bregdetar Hamamatsu.

Ajo ishte gjetur nga një vendas i cili lajmëroi policinë pasi vuri re objektin e pazakontë në breg.

Autoritetet rrethuan zonën dhe kryen ekzaminime me rreze X, të cilat nuk zbuluan shumë më tepër – përveç konfirmimit se objekti nuk ishte i rrezikshëm.

Një person që ishte në plazh tha për mediat lokale se ishte i befasuar, pasi topi kishte disa kohë aty.

“Unë u përpoqa ta shtyja atë, por nuk do të lëvizte”, citohet të ketë thënë ai.

Autoritetet lokale kanë thënë se objekti do të hiqet së shpejti.

Ky lloj zbulimi normalisht mund të mos ngjallë dyshime – por vjen mes tensioneve të krijuara për objekte të paidentifikuara që kur SHBA-ja rrëzoi një balonë të dyshuar spiune kineze në fillim të këtij muaji.

Japonia veçmas shprehu shqetësim ndaj Kinës të mërkurën në lidhje me balonat e dyshuara të vëzhgimit të pikasura mbi qiellin e saj të paktën tre herë që nga viti 2019 – një pretendim që e bëri për herë të parë javën e kaluar.

Pekini mohon pretendimet për spiunazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me SHBA-në

Rusia nuk dëshiron asnjë konfrontim me SHBA-në, ka thënë ambasadori i saj,…

Ministri rus i Mbrojtjes thotë se 300 mijë rezervistë do të mobilizohen

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoigu, ka thënë se mobilizimi i…

Mbi 2.3 milionë të infektuar në botë/ Besueshmëria e medias në kohën e Covid-19

Edhe disa javë pas ndërprerjes së papritur të jetës prapë të shoqëron…

Shefi i NATO-s, Stoltenberg, propozon reforma

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të paraqesë të mërkurën…

Sulmi i armatosur në një shkollë në Nashville, adoleshentja me shumë armë vrau tre fëmijë dhe tre të rritur – u qëllua edhe ajo nga policia

Një grua sulmoi dhe qëlloi për vdekje tre fëmijë dhe tre të…