Severodonjecku po shndërrohet në një Mariupol të dytë. Një ndër qytetet më të industrializuara të rajonit të Luhanskut po përballet me sulmin e ashpër të artilerisë ruse. Ushtria ruse po përpiqet të marrë kontrollin e plotë të qytetit, pasi ka zbrapsur ukrainasit nga pjesa qendrore.

Rusët kanë rrethuar ukrainasit në uzinën kimike të qytetit, në vendstrehimet e të cilëve ndodhen po ashtu me qindra civilë. Mëngjesin e kësaj të Mërkure, skadoi afati i vendosur nga Moska që ushtarët ukrainas aty të dorëzohen. Rusët ofruan hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve që ndodhen në vendstrehimet e uzinës, por ushtria ukrainase refuzoi me predha artilerie këtë ultimatum. Në vendstrehime ndodhen rreth 500 civilë, përfshirë edhe 40 fëmijë.

Bombardimet e ashpra nuk janë ndalur këto 24 orë, jo vetëm në Luhansk, por edhe në Donjeckun fqinj, të dyja rajone ku separatistët kanë shpallur pavarësinë nga Ukraina, e ku ushtria ruse pretendon se ka shkuar për t’i ndihmuar kundër ukrainasve. Janë bërë tashmë 4 muaj që banorët në lindje të vendit përballen çdo ditë me një situatë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Një nga truprojat e presidentit Pendarovski, pozitiv në Kovid-19

Një person nga ekipi i sigurimit të presidentit, Stevo Pendarovski, i punësuar…

Bexheti apel banorëve të Sarajit: Situata është serioze, respektoni masat shëndetësore

Erdhi të flas për Komunën e Sarajit në Shtabin e BDI-së në…

Priten publikime të reja për rastin“Reket”

Laris Gajser, gazetari italian në statusin e tij në Facebook, dje njoftoi…

Dorëzohet Beogradi, caktohen katër komuna në Serbi, ku do të votojnë serbët e Kosovës

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka vendosur sonte që votuesit nga…

Në varrezën e supozuar masive në veri të Kosovës, dyshohet se janë 23 shqiptarë

Dyshohet se në fshatin Dreth të Leposaviqit, gjendet një varrezë masive me…