Profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serwer, thotë se SHBA-ja po e favorizon Serbinë. Sipas tij, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill besojnë se e kanë “dërguar Serbinë drejt Perëndimit, pavarësisht fakteve të qarta kundër”.

“Përshtypja ime është se Hill e Escobar janë të bindur se e kanë çuar Serbinë kah Perëndimi, pavarësisht fakteve bindëse dhe të qarta për të kundërtën. Duket gjithashtu se i japin prioritet Serbisë, në mënyrë që ajo të lejojë dërgesën e armëve në Ukrainë”, ka deklaruar Serwer.

Sipas tij, qëndrimi i SHBA-së ndaj Serbisë zbret në një politikë qetësimi. “Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë derisa në Serbi të jetë struktura aktuale diplomatike”, ka thënë Serwer në një intervistë për mediumin malazias “Pobjeda”.

Serwer ka thënë se Washingtoni hesht për shumë gjëra sa i përket Serbisë përfshirë korrupsionin në nivele të larta, kërcënimet serbe për përdorim të forcës, sulmet e financuara nga Beogradi ndaj trupave të NATO-s, refuzimi i Vuçiqit për t’u angazhuar në zbatimin e marrëveshjes së arritur së fundmi në dialogun Kosovë – Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusët pretendojnë se kanë vrarë pesë ushtarë ukrainas që tentuan ta ngritin flamurin në Ishullin e Gjarprit

Ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se ka vrarë ushtarët ukrainas që tentuan…

Arabia Saudite rihap xhaminë e shenjtë të Medinës

Arabia Saudite njoftoi se sot do të rihapë gradualisht xhaminë e profetit…

​Miratohet Marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut…

Rusia dëbon 20 diplomatë çekë

Republika Çeke akuzon diplomatët rusë për shpërthimin e vitit 2014 Rusia ju…

OKB akuzon Rusinë për shkelje të parimeve për mbrojtjen e fëmijëve refugjatë

Drejtori i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Filippo Grandi…