Kosova ka përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Evropa duhet të ketë politikë më të qartë dhe më të vendosur si dhe që 5 vendet e BE-së duhet të njohin Kosovën, ka thënë për Radio Evropa e Lirë profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit Daniel Serwer.

“Do të ishte shumë me rëndësi sot, nëse Greqia do pranonte shtetin e Kosovës si të pavarur, ndonëse Greqia ka ambasadë në Prishtinë dhe nuk ka asnjë poentë rreth asaj se nuk e ka njohur. Lëvizje kah njohja do ndihmonte shumë në dialog që të jetë më i frytshëm” tha Serwer.

Gabimi i BE-së është i madh, sipas tij, pasi nuk është “akoma” më i pranishëm në Ballkan.

“Sa i përket ShBA-ve, është e qartë se ka shumë më tepër prioritete, sepse Ballkani nuk është pjesa më e rëndësishme e botës për ShBA. Por gjatë periudhës së viteve 90-të ku nuk kishte probleme tjera, kemi mundur të bëjmë atë që kemi dashur si në BeH edhe në Kosovë. Tash situata është pak më ndryshe, fakti se Evropa nuk i kushton vëmendje Ballkanit është gabim strategjik, por ka njerëz në Evropë që i kushtojnë vëmendje” vlerësoi Serwer.

Server tërheq vërejtjen se ka jo stabilitet potencial në Kosovë.

“Në Kosovë kemi parë gjatë vitit 2004 trazira ku morën pjesë serbët edhe shqiptarët dhe ishte kohë e keqe. Shumë prona serbe u shkatërruan, shumë më shumë shqiptar u vranë sesa serb, por u shkatërrua pasuria serbe dhe kjo ishte arsyetim për gjakderdhje. Nuk është kjo keq vetëm për serb por edhe për Kosovën”, përfundoi Serwer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Operacion i gjerë, arrestohen disa qytetarë e një polic për fajde, detyrim dhe bixhoz

Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore dhe…

Kush është më i forti?!

Këto ditë Institucioni i BFI-së u nderua me vizitën miqësore nga ana…

Presidenca jep detaje nga takimi Osmani, Palmer, Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot zhvilloi takim me zëvendësndihmës sekretarin e…

Një vit pas referendumit për Marrëveshjen e Prespës

Zgjidhja e kontestit shumë vjeçarë për çështjen e emrit mes Maqedonisë së…

Vuçiq këshillohet me ambasadoren kineze në Beograd para takimit me Kurtin në Bruksel

Një ditë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i pari…