Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit “John Hopkins” ka komentuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Kosovës e Serbisë.

Veç kësaj, ai ka folur edhe për djegien e veturave në veri, duke thënë se ato bëhen me miratimin e Beogradit.

“Nuk e shoh për momentin. Do të dëshiroja që Qeveria e Kosovës të parashtrojë një propozim që do ta konsideronte të pranueshëm për akomodimin e interesave të komuniteteve serbe në përputhje me dy marrëveshjet”, u shpreh ai për Telegrafin.

Gjithashtu, Serwer potencoi faktin se mosvënia e sanksioneve për Rusinë nga Serbia, është dëshmi e qartë që Vuçiq është i ulur vetëm në stolet e Moskës dhe të askujt tjetër.

“Dështimi i Serbisë për të zbatuar sanksionet ndaj Rusisë nuk është vërtet i rëndësishëm për Ukrainën, Rusinë, SHBA-në apo BE-në. Por ajo pasqyron diçka që është e rëndësishme: përafrimin e Presidentit Vuçiq me Moskën dhe Pekinin. Të vetmet dy stolat ku ai është ulur janë të tyret”, u shpreh profesori amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti: Afganëve u thamë se janë të sigurt, është nder që i strehuam në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar mirëseardhje refugjatëve të parë…

Ish-kryenegociatorja Tahiri mbështet Qeverinë për reciprocitetin e targave me Serbinë

Ish-kryenegociatorja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, po mbështet vendimin…

Zhan Mitrev, zbulohen edhe 60 raste të hemo-filtrimit

Janë zbuluar edhe 60 raste të reja të filtrimit gjakut që janë…

Mbretëria e Bashkuar do të refuzojë çdo vonesë për Brexit

Mbretëria e Bashkuar nuk është e gatshme të shtyjë Brexitin, përtej afatit…

Kanadaja e gatshme të hapë dyert për një milion emigrantë

Kanadaja renditet ndër të parat vende në botë për cilësinë e jetës…