Serbia po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar se duhet të ndërpres marrëdhëniet me Federatën Ruse.

Së fundi, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me homologun rus, Sergey Lavrov në New York.

Kështu njofton përmes rrjeteve sociale ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në platformën X (ish-Twitter), por nuk ka dhënë detaje rreth takimit.

“Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov zhvilloi bisedime me Zëvendëskryeministrin e Parë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në margjinat e Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkruan në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, pikërisht në një prej zyrave të OKB-së, Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme.

Ndryshe, Serbia është i vetmi vend nga rajoni jonë që nuk i ka vendos sanksione shtetit rus për pushtimin e Ukrainës, të cilën gjë ia kanë kërkuar bashkësia ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusia dislokon tre avione bombardues me aftësi bërthamore në Siri

Ushtria ruse tha të martën se ka vendosur tre bombardues me rreze…

RMV: Nga nesër hyjnë në fuqi masat shtetërore për kursimin e energjisë elektrike

Nga nesër hyjnë në fuqi masat e kursimit të energjisë elektrike, me…

Raufi: Dhuna ndaj “Grupit të Kumanovës” vazhdon nga viti 2015 (Video)

Për bastisjen e qelive të pjestarëve të “Grupit të Kumanovës” në burgun…

Drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda: Rajoni i Likovës, në gjendje të mjerueshme

Ndërkohë drejtuesi i OVL UÇK-së Besim Hoda thotë se është për të…

Përmbyten numër i madh i shtëpive në Kërçovë prej vërshimeve të shiut

Vërshimet intensive të shiut kanë krijuar shumë probleme për banorët e Kërçovës.…