Situata mes Kosovës dhe Serbisë, po vazhdon të jetë e tensionuar.

Provokimet, deklaratat si dhe takimet e ndryshme nga ana e Serbisë, po vazhdojnë të jenë prezente.

Mirëpo i pathyeshme po mbetet shteti ynë, i cili po përgatitet për çdo gjë që pritet nga serbët.

Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Agon Batusha.

Ai u shpreh se retorika e pokitikanëve serb gjithnjë e më shumë po ashpërsohet. Qëndrimi i saj ndaj agresioni rus në Ukrainë shpërfaq edhe një herë se Serbia përkrah ideologji dhe qëllime të tilla.

“Serbi ka pothuajse 48 baza ushtarake dhe të xhandamërisë rreth ose në afërsi të kufirit të Kosovës. Është armatosur me armë ofansive nga Rusia dhe Kina. Për kë po armatosën? Nga kush rrezikohen? Retorika e pokitikanëve serb gjithnjë e më shumë po ashpërsohet. Qëndrimi i saj ndaj agresioni rus në Ukrainë shpërfaq edhe një herë se Serbia përkrah ideologji dhe qëllime të tilla sepse vetë e pret rastin që të bëjë të njëjtën gjë ndaj fqinjëve të saj”, u shpreh ai.

Deputeti më tej, thotë që Serbia ka dëshirë dhe mjetet ushtarake që të bëjë një agression serb.

Andaj sipas tij, duhet të koordinohemi me aletatet tanë që të mos ia lëmë rastësisë sigurinë tomë komëbtare.

“Serbia e ka dëshirën, i ka mjetet ushtarake, ajo pret vetëm mundsinë dhe në kohë të tilla që jemi aktualisht, një neglizhencë sado e vogël si në sektorin e sigurisë ashtu edhe në atë diplomatik, mund të jetë dritare e hapur për agresionin serb ndaj fqinjëve të saj. Ne nuk kemi frikë. Por duhet të jemi vigjilent. Të koordinohemi me aleatët tanë dhe të mos ia lëmë rastësisë sigurinë tonë kombëtare”, përfundoi Batusha për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjykata Speciale tregon se seanca e radhës do të zhvillohet ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së

Dhomat e specializuara kanë treguar kush do të jetë pjesëmarrës si dhe…

Borrell: Retorika e përçarjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor e pengoi integrimin në BE

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka…

Kurti për sulmet në Zveçan dhe Zubin Potok: Të nxitura nga Serbia në sy të ndërkombëtarëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se sulmet në Qendrat e Regjistrimit…

Specialja pritet të vendos për vazhdimin apo jo të paraburgimit për Salih Mustafën

Gjykata Speciale ka kërkuar dorëzimin e parashtresave lidhur me rishikimin e masës…

Rasti në Gllogjan, prokurorja Gashi: Deri tani janë intervistuar shumë persona, është bastisur një shtëpi

Sahide Gashi, prokurore e rastit të mbrëmshëm në Gllogjan ku u vranë…