Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq dhe komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë serbe Milan Mojsiloviq kanë vizituar sot forcat ushtarake serbe në Rashkë.

Sipas mediumit serb N1, pas vizitës dhe fotografive, gjashtë automjetet ushtarake të vendosura dy kilometra larg Jarinjës u kthyen në kazermë.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës ministri i serb i Mbrojtjes, ka biseduar me ushtarë serbë, të cilët janë duke kryer detyra përgjatë vijës administrative.

Sot, mediumi serb N1 ka raportuar se në rrugën drejt pikës kufitare të Jarinjës, në Rudnicë nga ana e Serbisë, dy kilometra larg Jarinjës, janë vendosur gjashtë automjete ushtarake (topa me rreze të gjatë veprimi) të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

E konfirmon Policia: Nga gjuajtja me armë në Prishtinë, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një përleshje e armatosur që…

Presidenti i Kroacisë nesër vjen në Kosovë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nesër do të jetë në Kosovë për…

Covid-19, situata në Gjermani po del jashtë kontrollit

Masat e ashpra anti-Covid në fuqi edhe në ditët e festave nëpër…

Irlanda zgjedh liderin e ri në periudhën e zhgënjimit me ekonominë

Votuesit irlandezë po zgjedhin kryeministrin e ardhshëm në mes të zhgënjimit me…