Në çdo konflikt midis Izraelit dhe Palestinës prej shumë vitesh përdoret e njëjta retorikë “e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje”.

Por pse nuk shtrohet kurrë pyetja se cila është e drejta e popullit palestinez? Dhe pse duket sikur ne mësojmë për dhunën në Izrael dhe Palestinë vetëm kur raketat godasin Izraelin? pyet senatori demokrat.

Sanders pretendon se raketat e lëshuara nga Hamasi janë të papranueshme, por nënvizon se konfliktet e sotme nuk filluan me ato raketa.

“Qeveria e Netanjahut në Izrael ndjek politika të paligjshme popullimi për të parandaluar gjasat e një zgjidhjeje me dy shtete që margjinalizon palestinezët. Izraeli në vend që të kërkojë paqe dhe drejtësi konsolidon kontrollin e tij të pabarabartë dhe jodemokratik në ato territore”,- tha ai.

Senatori i Vermontit vuri në dukje se Presidenti i ri Joe Biden e ka shansin që t’i ekspozojë botës një qasje të bazuar në demokraci dhe drejtësi.

“Ne duhet ta ndryshojmë kursin tonë dhe të adoptojmë një qasje neutrale që mbështet dhe forcon ligjshmërinë ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e civilëve,” shtoi ai.

Sanders specifikoi që ShBA i jep Izraelit çdo vit një ndihmë rreth 4 miliardë dollarë. Ai shtoi se ShBA-ja duhet të ndalë mbështetjen e qeverisë Netanjahu dhe sjelljet e saj antidemokratike dhe raciste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…