Të martën ndërpreu intervistën televizive për shkak të një shqetësimi në stomak

Presidenti Erdogan po intervistohej drejtpërdrejt nga stacionet Ulke TV dhe Kanal 7 të Turqisë vonë të martën, kur intervista u ndërpre papritur.  Ajo rifillon rreth 20 minuta më vonë dhe 69-vjeçari Erdogan, shpjegoi se vuan nga një shqetësim në stomak dhe kërkoi falje për ndërprerjen.

“Kemi pasur një punë intensive për fushatën zgjedhore dje dhe sot dhe gjatë këtyre veprimtarive kam pasur një shqetësim të rëndë stomaku.”

Presidenti, kishte planifikuar të bënte një sërë takimesh elektorale të mërkurën në qytetet Kirikkale, Yozgat dhe Sivas, por papritur njoftoi në Tëitter se do të pushonte në shtëpi duke ndjekur këshillën e mjekëve të tij ndërsa do të përfaqësohej në fushatë nga zëvendëspresidenti Fuat Oktay. Erdogan pritet të rikthehet në fushatë të enjten.

Erdogan është trajtuar edhe më parë në sistemin e tretjes. Në vitin 2011, ai iu nënshtrua asaj një operacioni të vështirë.

Presidenti Erdogan po kërkon një mandat të tretë si president i Turqisë dhe po merr pjesë në një fushatëtë fortë në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit. Në disa raste ai është parë duke marrë pjesë në tre ose më shumë veprimtari gjatë një dite.

Erdogan është përpara testit më të ashpër elektoral gjatë 20 viteve në detyrë si kryeministër dhe president i vendit. Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë lehtë në epërsi sfiduesin e tij kryesor, kreun e partisë opozitare të qendrës së majtë Kemal Kilicdaroglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përshpejton shërimin nga Covid-19, Britania gati për të trajtuar të sëmurët me gjakun e të mbijetuarve

Britania e Madhe po përgatitet që të përdorë gjakun e të shëruarve…

Tre të vrarë pas të shtënave brenda një supermarketi në Oregon, SHBA

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një person i armatosur…

Ja sa do të rrijë në paraburgim Muhamed Zekiri

Gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur sonte vonë që ta pranojë propozimin…

Parlamenti britanik do të votojë për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Parlamenti do të votojë për masat sanksionuese që synojnë të rrisin më…

“Ne do të lodhim rusët në Bakhmut, pastaj…”: Çfarë ka paralajmëruar Ukraina për pranverë?

Ndihmësi kryesor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë në një intervistë…