Në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme sot mbahet Seminari për çështje bilaterale i dyti me radhë  në kuadër të procesit të Berlinit, pas seminarit të vitit të kaluar në Vjenë.

“Të gjithë ne në rajon, i ndajmë përfitimet e zgjidhjes së çështjeve të hapura, por së bashku po i vuajmë edhe pasojat e moszgjidhjes së tyre dhe përshkallëzimit të tyre. Më pas këndi i perceptimit më së shpeshti është i dyanshëm: se si ne nga rajoni shohim veten dhe se si Brukseli na shikon ne. Perspektiva jonë duhet të drejtohet nga fakti se lajmet e mira për ne janë lajme të mira për të gjithë, dhe ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të rajonit në përgjithësi. Pikëpamja e Brukselit duhet të fillojë nga nevoja për mbajtjen e perspektivës realiste dhe të arritshme të BE-së në rajon, si nxitje jashtëzakonisht e rëndësishme në zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë paraqitën pikërisht këtë”, tha në hapjen e seminarit ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Me përkushtim të madh dhe vizion për të ardhmen, potencoi, arritëm që të vijmë në një pajtim historik dhe të krijojmë lajme të mira “vendase”, sukses evropian që vjen nga rajoni ynë – Evropa e vogël në Ballkanin Perëndimor.

Seminaret në nivel të lartë janë paraparë në Deklaratat për marrëdhënie të mira fqinjësore të miratuara në Samitet e Procesit të Berlinit në Vjenë dhe në Londër, ku marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe nga anëtaret e BE-së të përfshira në Procesin e Berlinit, Shërbimi për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare”, theksojnë nga MPJ-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Caktohet kompania e cila do ta furnizojë KSHZ-në me “Fingerprint”

Caktohet kompania e cila do ta furnizojë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve me…

OKB: Investimet ndërkombëtare do të bien 40% për shkak të koronavirusit

Vendet në zhvillim do të vuajnë më shumë, po të kemi parasysh…

Flota ruse: Po kemi shtënë si paralajmërim në drejtim të luftanijes britanike

Flota detare ruse e Detit të Zi, së bashku me Shërbimin Kufitar…

Sot pritet të vijnë 208 mijë vaksina në Shqipëri

Shqipëria pritet të marrë dhe 208 mijë doza të tjera vaksinash. Lajmi…

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ajvaz Karpuzi

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ajvaz Karpuzi. Lajmin e…