Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të Qeverisë, në takimin e fundvitit me gazetarë, shkruan gazeta LAJM. Ai, mes tjerash tha se janë të shumta skandalet e qeverisë, ndërsa përmendi edhe propozimin për faljen e të burgosurve, që nxiti reagime të shumta. Sela, tha se pushteti propozon faljen e kriminelëve dhe vrasësve, ndërsa padrejtësisht mban në burg, Feta Alimin.

“Skandalet e Qeverisë flasin zëshëm për qasjen që ka kjo qeveri. Ata janë çdo herë palë dhe kanë veshë për t’i dëgjuar hallet e kriminelëve, vrasësve, hajdutëve dhe njerëzve që janë nëpër burgje, ndërkohë që aspak nuk janë aty për të zgjidhur hallet e qytetarëve. Dëshmi më e mirë e kësaj që e po e them ishte edhe skandali i fundit me listën e të amnistuarve të cilët do të dorëzoheshin te presidenti për tu amnestuar dhe për hirë të së vërtetës nëse kjo çështje nuk problematizohej nga ana e mediave dhe opozitës, të jeni të bindur se kjo gjë do të kalonte në heshtje dhe do të amnestoheshin. Aty ka njerëz që mund të amnistoheshin, ndërkohë që duhet të përgjigjen dhe rigjykohen, si rasti i vrasësit të Almirit, i cili vuan pak burg me akuzën e aksidentit të trafikut me rrezikshmëri të lartë, ndërkohë që gjithë oponionin e di që bëhet fjalë për vrasje me paramendim. Dhe ky shkon dhe amnistohet. Ky pushtet nuk ndryshon nga pushteti tjetër i cili u ndryshua me shumë mund dhe sakrificë, por përkundrazi është aty për t’i amnistuar eksponentët e regjimit të kaluar. A e dini ku e kemi simbolikën, dërgohet propozim që të amnistohet “ninxha” dhe nuk dërgohet propozim për tu amnistuar Feta Alimi, që realisht nuk duhej as të ishte aty”, tha Sela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA dërgoi qindra raketa anti-ajrore Stinger në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Ukrainës qindra raketa Stinger, si pjesë…

Haxhiu takohet me Komandantin e KFOR-it, flasin për prioritetet në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, këtë të hënë priti në takim komandantin…

SHBA do të njoftojë blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore tokë-ajër me rreze të mesme dhe të gjatë për Ukrainën

SHBA planifikon të njoftojë që këtë javë se ka blerë një sistem…

Mickoski konfirmon përçarjen me Arsovskën: Në jetë, rrugët mund të shkojnë në anë të ndryshme

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi…

Koreja e Veriut kryen testin më të madh raketor që nga nëntori i vitit 2017

Koreja e Veriut ka kryer lansimin e raketës më të madhe që…