Kryetari i Alancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emision 360 Shkallë në Alsat M ka theksuar se me programin e ASH-së do ta kthejë shpresën tek shqiptarët. Ai nënvizoi nevojën edhe për përfaqësim dinjitoz në institucione, duke i avancuar administratorët shqiptarë.

“Të gjithë besuan që Aleanca do të shuhet si subjekt politik, por ndodhi e kundërta u kthye më fuqishëm. BDI nuk i vlen më asgjë, shqiptarët e panë se kush është, sepse janë përgjegjës të dështimit. Nuk kanë përkrahjen edhe të tyre njerëzve që i kanë punësuar. Çdo qytetarë paguan tatime, dhe vendi i punës i takon gjithësecilit. Ne do të propozojmë ligj që shqiptarët të përfaqësohen drejt dhe adekuat në administratë. Bashkimi Demokratik për Integrim e thirr veten si subjekt politik shqiptar, dhe me to bën shumëzime për vota me shqiptarët që paska punësuar. Fatëkeqësisht kjo parti i gëzohet vetëm fatkeqësive të shqiptarëve për të marrë fitoren ndërsa do të merr vetëm dënimin. Administrata e din se kush është BDI sepse janë punësuar 5-6 vite dhe nuk janë avancuar, ndërsa prej nesh nuk do të kenë hakmarrje por do të kenë garanci për avancim. Qëllimi jonë është të kthejmë shpresën dhe të ndalojmë migrimin”, theksoi Sela.

Ai foli dhe për platformën shqiptare dhe mënyrën e qeverisës së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. “Unë jam deklaruar me këto çështje. Nuk mendojmë që legjitimi i platformës shqiptare duhet të shndërrohet në kërkesë dhe lutje dhe lutjet duhet të shndërrohen në realizim dhe kushtëzim. Do të bëjmë koalicion me atë parti politike që do të bëhet pjesë e Qeverisë 2020, dhe do të përputhim programin politik. Por do të them edhe këtë në momentin që legjitimohet me votë programi i Aleancës për Shqiptarët un do jem programi që kanë votuar shqiptarët.”, theksoi kreu i ASH-së.

Lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela në intervistën për “360 shkallë” në Alsat-M ka shpjeguar qëndrimin e ASH-së lidhur me koalicionimet paszgjedhore edhe me VMRO-DPMNE. “Ne do të shkojmë në koalicion me atë parti që pranon programin e ASH dhe nuk kam ndërmend që asnjë subjekti të kampit politik maqedonas ti krijojë pozicion komod. A jam i qartë”, theksoi Sela. I pyetur se çfarë do të ndodhë, nëse VMRO-DPMNE në tryezë do ti shpalos kushte siç po i promovojnë edhe tani se do të ndërrojnë Marrëveshjen e Prespës, të ndërrohet Ligji për gjuhët sipas rekomandimeve të Venedikut, Sela theksoi: Ja edhe unë ti përgjigjem. Të mos i shkojë mendja dikujt të vij tek unë dhe të kërkojë që të ndryshohet Ligji për gjuhët. Ne jemi përgjigjur në disa raste. Ligji për gjuhët vetëm se mund të avancohet, dhe nuk mund të ketë kthim prapa”, theksoi kreu i ASH-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…