Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur rreth aktualitetit politik dhe planet e subjektit të tij politik për zgjedhjet e ardhshme në emisionin Balkan Talks në Euronews. I pyetur për Marrëveshjen e Ohrit dhe zbatimin e saj, Sela ka theksuar se zhgënjimi që vjen sot tek qytetarët dhe “status quo”-ja, janë dështimi më spektakolar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, përcjell in7.

“Status quo”- ja dhe zhgënjimi që solli ky dokument i cili për shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut, natyrisht që ishte shpresë. Fatkeqësisht tani 20 vite pas nënshkrimit të saj, konstatojmë që Maqedonia është një “status quo”, nuk arriti që ky dokument të ndryshojë mentalitetin se si funksionojnë elitat politile maqedonase këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në ditët që kaluan ju e keni vërejtur që është bërë shkak sherresh politike fakti që kryetari i Parlamentit është adresuar në gjuhë shqipe në Parlamentin Evropian. Nuk duhet kjo të jetë fryma e Marrëveshjes së Ohrit në realitet. Marrëveshja e Ohrit kishte për qëllim që të largojë nga pronësia etnike e vetëm një etniteti të shtetit. Ndërkohë kur shohim që ka sjellje politike akoma të këtilla, natyrisht që ka vend vend për zhgënjim”, ka theksuar Ziadin Sela./in7.tv/

https://m.facebook.com/aleancashqiptarett/videos/264209095506741/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…