Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela e quan absurd propozimin e akademikes maqedonase Katica Qullavkova për krijimin e Akademisë së tretë shqiptare, që sipas disa analistëve shqiptarë, nënkupton përjashtimin e plotë të shqiptarëve nga Akademia e Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut dhe krijimin e një Akademie paralele për ta. Megjithatë, Sela shton se, nëse akademikët maqedonas duan ndarje të tilla, atëherë, shqiptarët duhet të bëjnë Akademinë e vetë të shkencave e cila, sipas tij, duhet financuar nga Buxheti i shtetit me kushte dhe mundësi të barabarta. Lideri i opozitës shqiptare është i mendimit se “për shkak të mentalitet të mbrapsht të tyre, akademikët maqedonas nuk meritojnë të quhen as intelektual”.

“Të turpshme. Sepse nuk duhet të jetë në nivelin e një akademiku dhe një intelektuali që të del me kërkesa të tilla absurde. Zaten, shqiptarët kurrë nuk kanë parë ndonjë gjë të mirë nga ky lloj akademikësh. Janë një mentalitet i mbrapsht që nuk e meritojnë as emrin intelektual e jo më akademik. Ata kanë lënë pasoja dhe gjurmë edhe në ditët e sotme. P.sh temë aktuale janë librat në komisionin ndërshtetëror bullgaro-maqedonas në lidhje me librat e historisë dhe ndryshimin e teksteve shkollore, ndërkohë që në tekstet ekzistuese shkollore, shqiptarët trajtohen në mënyrë shumë harbute, të poshtër, diskriminuese, me cilësime që janë të ardhur, të zbritur nga mali, me prejardhje çerkeze, rome. Janë pikërisht këto mendime të mbrapshta të akademikëve maqedonas, me idenë për të ndërtuar gjenerata të tëra maqedonasish që shqiptarët i shohin si të ardhur në trojet e tyre. Prandaj këto lloj idesh rrjedhin pikërisht nga mendjet e tilla që nuk e meritojnë as titullin intelektual, e jo më akademikë. Por, sido që të jetë, nëse duan që të ketë një ndarje të tillë, shqiptarët duhet të bëjnë Akademinë e vetë të shkencave dhe duhet financuar nga Buxheti i shtetit me kushte dhe mundësi të barabarta”, tha Sela për gazetën LAJM.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Eurodeputeti – Vuçiqit: Hapi i parë drejtë BE-së për Serbinë, njohja e Kosovës pa shtyrje të mëtejme

Deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka ftuar Serbinë që ta njohë…

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët në fund të nëntorit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin…

Osmani: Dialogu të bëhet vetëm për njohje dhe anëtarësim në BE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ritheksuar se dialogu me Serbinë, duhet…

Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor mbërrin sot për vizitë dyditore në RMV

Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach…