Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss ka thënë se përpjekjet “për të qetësuar” Vladimir Putinin ishin të rrezikshme, në një deklaratë për shtyp përpara udhëtimit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë të enjten.

“Ndaj agresionit rus nuk duhet ‘lëshuar pe’. Ai duhet të përballet me forcë. Ne duhet të jemi të vendosur në sigurimin e fitores së Ukrainës me ndihmë ushtarake dhe sanksione. Tani nuk mund ta heqim më këmbën nga pedali i gazit”, citohet të ketë thënë ajo.

Siç është bërë e ditur, Truss do t’u drejtohet forcave të armatosura në Bosnje dhe Hercegovinë me qëllim që të nxisë aleatët perëndimorë të Mbretërisë së Bashkuar që të sigurohen që presidenti Putin të humbasë në Ukrainë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Të mërkurën, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kishin njoftuar krijimin e Grupit Këshillues për krime në Ukrainë.

Grupi do të ndihmojë Njësitë e Krimeve të Luftës të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të lidhura me agresionin.

Ndërkohë është bërë e ditur se forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore Donbas dhe Luhansk, tha ushtria e Ukrainës.

“Okupatorët qëlluan në më shumë se 40 qytete në rajonin Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar ose dëmtuar 47 vende civile, duke përfshirë 38 shtëpi dhe një shkollë. Si rezultat i këtij bombardimi, pesë civilë vdiqën dhe 12 u plagosën”, kanë thënë forcat e armatosura të Ukrainës.

Që në muajin e kaluar, Rusia ka vënë fokusin e saj në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit.

Kështu, Rusia ka dërguar mijëra trupa në rajon, duke sulmuar nga tre anët, në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase që qëndrojnë në qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk.

Rënia e tyre do ta linte të gjithë provincën Luhansk nën kontrollin rus, një synim kryesor i luftës së Kremlinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton deklaratën e parë që mbështet zgjidhjen paqësore në Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar deklaratën e tij…

Ukraina: Rusia po përdor pengjet si mburojë, nuk kursen as fëmijët

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka akuzuar forcat ruse për rrëmbimin e…

Zjarri kaplon një spital rus të coronavirusit, lëndohen pesë pacientë

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një zjarr që shpërtheu në…

Fshati që ka më shumë të infektuar dhe të vdekur në Maqedoni

Fshati Llabunishtë i Strugës i prinë listës së vendbanimeve me numrin më…

“Më kanë kërcënuar me vdekje, por drejtësinë për këtë tragjedi do ta kërkoj edhe në Itali”, shprehet familjari të cilit i vdiqën babai dhe vëllai

Zjarri që shpërtheu të mërkurën, më 8 shtator, në spitalin modular në…