Me 115 vota “për”, 2 të përmbajtur dhe asnjë votë “kundër” nga gjithsej 117 deputetë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit është votuar Komisioni për verifikimin e mandateve. Kryetare e Komisioni Verifikues  është zgjedhur Jagoda Shahparska, anëtarë tjerë të Komisionit janë  deputetët, Izet Mexhiti,  Blagica Lashkovska,  Sonja Mirakovska dhe  Sadije Sadiki Shaqiri. Kuvendi për momentin është në pauzë pasi rrjedh puna e Komisionit Verifikues, seanca vazhdon në ora 13:30.

Pas verifikimit të mandateve, raporti i Komisionit duhet votuar në seancë. Më pas vijon faza e propozimit të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i cili duhet iniciuar me nënshkrimin e 10 deputetëve. Me zgjedhjen e Komisionit amë për emërime ndërpritet edhe puna e Kuvendit deri në marrëveshjen politike mes partive për shumicë të re parlamentare dhe përcaktimin se kush do të udhëheq me ligjvënësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…