Sead Koçan në vend që të paraqitet në burgun e Idrizovës për vuajte të dënimit prej 4 viteve e 8 muaj, sot ka dërguar kërkesë të re për anulim. Gjykata Penale ka pranuar kërkesën, por edhe e ka kërkuar dokumentacionin e plotë nga spitali privat ku Koçan është shtrirë. Pasi spitali t’i dërgojë vërtetimet mjekësore, gjykata do të sjellë vendim nëse kërkesa do të pranohet apo jo. Për shkak të ditës së nesërme jopune, Koçan edhe këtë fundjavë mbetet në liri. Ky i fundit duhej të paraqitet në Idrizovë më 17 korrik. Që atëherë, në çdo mënyrë tenton ta anulojë vuajtjen e dënimit për rastin “Trust”.
Tags
Share article
The post has been shared by 0
people.